LAJMI I FUNDIT:

Ky VW Geparda ka 20 kuaj fuqi dhe rrota të pasme të çuditshme – të gjitha për një arsye interesante

Ky VW Geparda ka 20 kuaj fuqi dhe rrota të pasme të çuditshme – të gjitha për një arsye interesante

Nuk mund të ngasësh një makinë të zakonshme në Gjermani nëse je 16 vjeç, por ky Volkswagen Geparda i çuditshëm ofron një zgjidhje interesante.

Për të qenë të qartë, adoleshentët gjermanë mund të ngasin në moshën 16 vjeç, por nuk mund të ngasin vetëm makinat që jemi mësuar t’i shohim në rrugë.


Në moshën 16-vjeçare, adoleshentët mund të marrin një leje drejtimi A1 që u lejon atyre të drejtojnë automjete më të vogla si motoçikleta.

Por ndërsa ata mund të presin edhe dy vjet të tjera, ka një markë që ka një zgjidhje për këtë problem, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Geparda u ofron adoleshentëve gjermanë një automjet “me tri rrota”, i cili i ngjan një makine të zakonshme.

Volkswagen Geparda është një trik, por me katër rrota. Ai kombinon dy rrotat e pasme në qendër sikur të ketë vetëm një rrotë të vetme në pjesën e pasme.

Sado e habitshme që mund të duket, ky trik është i mjaftueshëm për të “tejkaluar” kufizimet e licencës A1 në Gjermani.

Kjo makinë – që mund të ketë më shumë se 20 kuaj fuqi, thuhet se mund të arrijë shpejtësi deri në 111 km/h (69 mph). /Telegrafi/