LAJMI I FUNDIT:

Ky tregtar gjerman ka një koleksion të pabesueshëm makinash – pamje që tregojnë se pse është “më i veçanti”

Ky tregtar gjerman ka një koleksion të pabesueshëm makinash – pamje që tregojnë se pse është “më i veçanti”

Ka një bollëk të shitësve të jashtëzakonshëm të makinave në Evropë dhe nga të gjitha, Hollman International në Gjermani duket të jetë ndoshta “më i veçanti”.

Bëhet fjalë për Hollman, për të cilin kanali në YouTube i Novitec Group u drejtua për të parë se për çfarë bëhet fjalë.


Atje ata panë një koleksion të jashtëzakonshëm, duke filluar nga supermakinat e fokusuara në pista deri te disa nga automjetet më luksoze me katër rrota.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Hollman ka shumë përvojë me modelet e Mercedes-Benz dhe salloni i tij është i mbushur me modele të ndryshme S-Class Maybach dhe GLS Maybach.

Pastaj shkojmë te supermakinat. Aktualisht në stok janë dy Ferrari SF90 Stradales.

Tregtari përfshin gjithashtu një Bugatti Divo, por fatkeqësisht, ai ishte fshehur nën një mbulesë makine.

Pikat e tjera kryesore përfshijnë ndër tjerash edhe një Porsche 935 të rrallë të veshur me fibër karboni, një Mercedes-Benz SLR McLaren 722, Lamborghini Aventador SVJ, Mercedes-Benz SLS AMG, dy Maserati MC20, si dhe një Ferrari F40 LM. /Telegrafi/