Raphio Stephany 43-vjeç, jeton si pak kush në botë – ai kërkon ari nëpër rrugët e New York-ut, dhe është interesant fakti se dinë ku të kërkojë arin dhe gurët e çmuar.

Këtë gjë ai e bën duke kërkuar nëpër trotuaret e rrugëve të New York-ut, transmeton Telegrafi.


Vetëm brenda një dite duke kërkuar ar nëpër rrugë, ai fiton deri në 300 dollarë në ditë.

“Përqindja e arit të humbur në këto rrugë, është më e madhe sesa ajo nëpër miniera”, ka thënë ai për të përditshmen New York Post. /Telegrafi/