LAJMI I FUNDIT:

Ky njeri la punën në spital për të punuar si ‘psikolog në TikTok’ dhe është shumë i popullarizuar – por të cilit nuk i beson motra e tij

Ky njeri la punën në spital për të punuar si ‘psikolog në TikTok’ dhe është shumë i popullarizuar – por të cilit nuk i beson motra e tij

Cael O’Donnell, një “terapist në një repart të shëndetit mendor” i kthyer në “psikolog TikTok-u”, pretendon se e dinte kur nëna e tij do të vdiste dy vjet para se të ndodhte pasi ‘iu tha nga udhëzuesit e tij shpirtërorë’.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 25-vjeçari nga Mildura në Victoria rajonale – Australi, tha se ditën kur nëna e tij vdiq ai shkoi në shkollë për të bërë një provim duke e ditur se kur të kthehej në shtëpi ajo nuk do të ishte atje.


Dhe ai mori një telefonatë nga tezet e tij që i thanë se ajo kishte vdekur në shtratin e saj në moshën 44 vjeçare, duke e lënë atë dhe motrën e tij të re jetimë në 16 dhe 14 vjeç.

Ky edhe ishte një nga momentet e shumta në jetën e tij që e bëri atë të linte punën në mes të pandemisë për të punuar si “psikolog TikTok-u”.

Nëntë vjet më vonë dhe Cael ka përmirësuar aftësitë e tij psikike.

Cael ofron “seanca” falas dy minutëshe në platformë, ku ai ka mbi 590 mijë ndjekës, në mes të seancave të tij të rregullta me klientët që kushtojnë 405 dollarë për 40 minuta.

Disa nga videot e tij në TikTok janë bërë virale dhe janë parë nga miliona njerëz – edhe pse me shumë skeptikë.

Njëra ndër skeptikët është edhe motra e tij më e vogël Shakirra. Ajo nuk “nuk beson në shpirtra ose psiqikë ose në asgjë që ajo nuk mund të shohë”.

Cael u fotografua me motrën e tij më të vogël, Shakirra, e cila është 23 vjeçe dhe e cila “nuk beson në teoritë e tij”

“Unë nuk mendoj se ajo është e konvertueshme, ajo është personi i vetëm që unë nuk kam qenë në gjendje ta konvertoj”, ka thënë ai.

Sipas tij, është detyra e tij të lehtësojë “mendjet e dyshimta” dhe të provojë se e di se për çfarë po flet për shkak “të lidhjes së tij me sferën tjetër”.

“Unë i kërkoj njerëzve të regjistrohen me emra të çuditshëm – kështu që nuk ka asnjë mënyrë që t’i kërkoj në Google para një seance”, ka rrëfyer ndër tjerash ai. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Interesante
Plani

Plani

Kalo në kategori