LAJMI I FUNDIT:

Ky lloj i femrave mund ta pushtojë zemrën e pothuajse çdo mashkulli

Ky lloj i femrave mund ta pushtojë zemrën e pothuajse çdo mashkulli

Disa njerëz kanë lindur të bukur, por disa kanë karakteristika tjera që e joshin gjininë e kundërt.

Sidoqoftë, nuk është edhe aq vështirë ta joshës dikë me pamje fizike, por ju duhet të dini si ta joshni dikë falë trajtave të karakterit që i keni, transmeton Telegrafi.


Dëshironi ta dini se pas cilit lloj të femrave dashurohet çdo mashkull? Më poshtë i keni përgjigjet.

Femrat e mbushura me jetë!
Femrat që janë të mbushura me energji dhe të etura për jetë gjithmonë rrezatojnë dhe me optimizmin e tyre i tërheqin meshkujt si magnet dhe, më e rëndësishmja, i mbajnë ata afër vetes.

Femrat që nuk kanë komplekse
Ky lloj i femrave i pranon të gjitha të metat dhe nuk bën drama kur i shton disa kilogramë. Meshkujt jepen mas këtij lloji të femrave sepse asnjëherë nuk mund t’i kuptojnë ato që ua lënë fajin vetes për gjëra që nuk kanë faj.

Femrat që nuk janë të fiksuara pas pamjes fizike
Normalisht se ky lloj i femrave dëshiron të duket mirë, por pa e ekzagjeruar. Në thuajse çdo anketim të mundshëm që është kryer, është dëshmuar se meshkujve u pëlqen pamja natyrale – pa e tepruar me makijazh, me pak pluhur, maskarë, etj. /Telegrafi/