LAJMI I FUNDIT:

Ky është stili më modern i flokëve për vitin 2023, në modë e ka rikthyer Kim Kardashian!

Ky është stili më modern i flokëve për vitin 2023, në modë e ka rikthyer Kim Kardashian!

Përse damat sot gjithnjë e më shumë bartin trendin i cili mund të duket i çrregullt, sikur kanë harruar apo nuk kanë pasur kohë t’i ngjyrosin rrënjët e flokëve?

Floktari i famshëm britanik, Richard Ward ka zbuluar përse sot gjithnjë e më shumë vajza dhe gra ngjyrosin flokët për t’i bërë rrënjët e flokëve më të errëta, dhe një mbetje jashtëzakonisht e ndritshme, pothuajse e bardhë.


Sipas stilistëve, personalitetet e famshme kanë përqafuar këtë stil më modern flokësh për të krijuar efekt të dukjes së rastësishme dhe kanë treguar që nuk janë perfekt, gjë që po ashtu është një ndër trendët të cilët në botë po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje, transmeton Telegrafi.

Ward thotë që personalitetet e famshme kërkojnë nga stilistët e tyre t’ua bëjnë “ngjyrën natyrale, përkatësisht që në rrënjë të flokëve të aplikojnë disa tone me nuancave më të errëta në raport me mbetjen e qimeve, në mënyrë që të duken sikur janë “rritur natyrshëm”.

Megjithatë, ai paralajmëroi se vetëm ekspertët më të mirë e dinë teknikën dhe se duhet të zgjidhni me kujdes një parukier nëse dëshironi të arrini këtë efekt, i cili është një kombinim i balayage dhe kombinimi i nuancave të ndryshme.

Në nëntor 2022, Kim Kardashian u shfaq me një model flokësh të ri në CFDA Fashion Awards, të mbajtur në Nju Jork. Që nga ai moment, trendi u pranua gjerësisht dhe vajzat në mbarë botën kërkuan të njëjtat modele flokësh nga floktarët e tyre.

Dhe çfarë mendoni? A do ta provonit këtë trend flokësh? /Telegrafi/