LAJMI I FUNDIT:

Ky është reagimi i Lëvizjes Besa për deklaratat e Kishës Ortodokse në Maqedoni për situatën politike në vend

Ky është reagimi i Lëvizjes Besa për deklaratat e Kishës Ortodokse në Maqedoni për situatën politike në vend

Kisha ortodokse e Maqedonisë dje ka reaguar për krizën politike në vend duke thënë se duhet të ruhet uniteti dhe e ardhmja e gjuhës maqedone, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Për këtë reagim të KOM është prononcuar edhe partia Lëvizja Besa, e cila me një komunikatë të drejtuar Telegrafit në Maqedoni thotë ”Në këtë kohë të brishtë politike, kur duhet të ruhet qetësia, stabiliteti dhe harmonia mes komuniteteve etnike dhe fetare, kur ka një amulli se si do jetë fati i së ardhmes së këtij shteti multietnik dhe multifetar dhe kur të gjithë presin me padurim që të rikthehet sundimi i ligjit dhe përfundimisht të kemi një qeveri politike stabile, papritmas shpërthen edhe një rrufe skandaloze, që nuk arrin asgjë, përpos që shkakton tensione dhe e rrit mosbesimin e qytetarëve në vend.”


”Kështu Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit (KOM-KO), për të satën herë radhazi e shkelë rregullin bazë të shekullarizmit të shtetit, që ua ndalon komuniteteve fetare të përzihen në punët e brendshme të shtetit. KOM-i në komunikatën e sotme, pos tjerash, bëri apel deri te liderët politikë që ta ruajnë pozicionin kushtetues të gjuhës maqedonase në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë, kjo në pajtim me Kushtetutën dhe karakterin unitar të shtetit. Që gabimi të duket skandal, KOM-i deklaroi “se populli duhet të udhëhiqet prej vlerave ungjillore krishtere”, madje Kisha Ortodokse Maqedonase e konsideron veten si nënë shpirtërore e të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe të gjithë të tjerëve, pavarësisht nga përkatësia etnike.”

”Të përzihet një bashkësi fetare në interpretime kushtetuese për përdorimin gjuhëve zyrtare ose të deklarohet se shteti duhet të udhëhiqet prej vlerave ungjillore, kjo padyshim se është tendencioze dhe fyese për popullin shqiptar, i cili është me shumicë absolute mysliman dhe autokton në këtë vend, ndërsa të vazhdosh më tutje dhe të thuash se Kisha ka përgjegjësinë prindërore ndaj të gjithë besimtarëve pa dallim feje, kjo është përtej të gjitha kompetencave dhe ofenduese për të gjithë besimtarët e feve të tjera.

”Prandaj Lëvizja Besa duke u bazuar në nenin 19, amendamenti 7 të Kushtetutës, që thotë se “Kisha Ortodokse Maqedonase, si dhe Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni, Kisha Katolike, Kisha Evangjeliste-Metodiste, Bashkësia Hebraike dhe bashkësitë e tjera fetare dhe grupet religjioze, janë të ndara nga shteti dhe janë të barabarta para ligjit”, e dënojmë këtë deklaratë tendencioze dhe i bëjmë thirrje KOM-it që së paku duke u bazuar në parimet fetare që i proklamon vetë ortodoksizmi, se “ndryshimi duhet të fillojë prej vetes”, që ta respektojë kushtetutshmërinë e shtetit dhe të mos e rrënojë parimin shekullar të shtetit, sepse përzierja e tillë sjellë pasoja të cilat askush nuk do t’i dëshironte në këtë vend. Nëse kjo krizë e thellë politike merr edhe nuanca religjioze, pasojat e saj nuk mund të parashikohen.” thonë nga Lëvizja Besa. /Telegrafi/

Kisha ortodokse në Maqedoni e shqetësuar nga situata në vend
Lexo po ashtu Kisha ortodokse në Maqedoni e shqetësuar nga situata në vend

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori