LAJMI I FUNDIT:

Ky është propozimi i OBRM-PDUKM-së që vendi të del nga kriza politike

Ky është propozimi i OBRM-PDUKM-së që vendi të del nga kriza politike

OBRM-PDUKM e Nikolla Gruevskit ka vazhduar të përkujtojë partitë politike që në vend të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme së bashku me zgjedhjet lokale, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Për fat të keq, as LSDM e as Zoran Zaev nuk kanë dalë ende për të hedhur poshtë ”Deklaratën e Tiranës” dhe as nuk janë distancuar nga kërkesat që janë në këtë deklaratë. Ata gjithashtu thonë se do të diskutojnë pyetje që janë për interes të shtetit dhe interes kombëtar. Kjo çon në ridefinimin e shtetit duke ndryshuar flamurin, himnin, stemën dhe gjëra tjera zyrtare. Ne ende jemi të qëndrimit se zgjedhjet lokale duhet të mbahen bashkë me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, dhe kjo të çojë në daljen e vendit nga kriza.” thonë nga OBRM-PDUKM. /Telegrafi/