LAJMI I FUNDIT:

Ky është personi që u rrah nga mbështetësi shqiptar i Gruevskit (Video)

Ky është personi që u rrah nga mbështetësi shqiptar i Gruevskit (Video)

Dje në Hasanbeg ka pasur tensione ku ndjekësi i Nikolla Gruevskit Hajredin Sulisi e ka rrahur aktivistin e partisë ”E majta” Goce Markoski pasi ky i fundit e ka sharë dhe ofenduar ish kryeministrin Nikolla Gruevski, tani kryetari i OBRM-PDUKM, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Goce Markoski pas sulmit në Facebook ka shkruar ”Nuk mund ta duroj paradat e atij që është më përgjegjës për vërshimet dhe viktimat në Maqedoni.” shkruan mes tjerash Goce Markoski, i rrahur nga Hajredin Sulisi, i punësuar në komunën e Gazi Babës.


Tensione në zonat e vërshuara: Ndjekësi i Gruevskit godet një person (Video)
Lexo po ashtu Tensione në zonat e vërshuara: Ndjekësi i Gruevskit godet një person (Video)

Hajredin Sulisi pas sulmit tha ”Ai erdhi tek unë, më shau dhe shkoi. Babai i tij ishte i vetëm në shtëpi dhe i thash-thuaji djalit tënd, më shau nënën, çka nuk më shau. Më tha mirë, do ta rregulloj. Unë i thashë atij se nëse vazhdon kështu, do të marr masa tjera. Më tha jo, lëre atë, unë do të merrem me të. Pastaj unë vajta për ta pastruar terrenin sepse vinte kryetari i OBRM-PDUKM-së, zyrtarë të BDI-së dhe të tjerë dhe i them se duhet ta pastrojë rrugën për të filluar punën, ai erdhi nga aty dhe më kapi për dore dhe filloi të më shajë- nënën, fëmijët, gruan, dhe unë i thash ngadalë, por ai më shtyu. Fletorja ishte në dorën time, ndoshta edhe mund ta kisha goditur, nuk e di, e kam shtyrë…Vërejta që ishte provokues që nga hera e parë kur filloi të më shajë, sepse unë isha një orë para asaj kohe atje, pastruam me kamion dhe ai filloi të shajë, dhe unë mbeta i befasuar dhe e pyeta kë e shanë, ai më tha, juve dhe Qeverinë dhe secilin që është këtu. Dhe kaq ishte, kam harruar. Ka pasur edhe disa kolegë nga puna dhe më thanë, lëre’’, shtoi ndër të tjera Sulisi, personi i cili e sulmoi qytetarin gjatë vizitës së Gruevskit në Hasanbeg./Telegrafi/

Flet Sulisi: E godita sepse ishte provokues (Video)
Lexo po ashtu Flet Sulisi: E godita sepse ishte provokues (Video)

Goce Markoski

http://www.dailymotion.com/video/x4nyahq_sulmi-hasangeb_news