LAJMI I FUNDIT:

Ky është parashikimi i motit për fundjavë

Ky është parashikimi i motit për fundjavë

Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Po sipas të njëjtit njoftim, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.


“Shtypja atmosferike do të mbetet e lartë edhe për një periudhë kohore. Do të fryjë erë nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/