LAJMI I FUNDIT:

Ky është mjalti më i shtrenjtë në botë, një kilogram 5 mijë euro (Foto)

Ky është mjalti më i shtrenjtë në botë, një kilogram 5 mijë euro (Foto)

Mjalti “Elvish Honey”, që në shqip përkthehet “Mjati i Elfëve”, konsiderohet si më i shtrenjti në botë dhe kushton 5 mijë euro kilogrami dhe është shumë i lartë dhe i paarritshëm për një pjesë të madhe të popullsisë.

Mjalte_1

Ky mjaltë i veçantë prodhohet nga bletët në mënyrë mjaft natyrale në luginën Saricayr, por jo në kushte normale. Karakteristika e këtij lloj mjalti është se ai nuk mblidhet në koshere normale, siç jemi mësuar që t’i shohim, por direkt nga shpella, thuajse 2000 metra e thellë, ku bletët e prodhojnë pa pasur nevojë për ndonjë strukturë shtesë.


Mjalte

Shpella në fjalë është motivi që mjalti shitet me çmim të lartë: është i pasur me minerale të çmuara, duke i dhuruar cilësi dhe karakteristika që nuk mund të gjenden në asnjë lloj mjalti tjetër në botë.

dsh

Zbulimi i këtij mjalti i atribuohet bletërritësit turke Gunay Gunduz, i cili 5 vjet më parë vuri re se bletët hyjnë dhe dalin nga shpella, raporton Telegrafi. Fenomeni i çuditshëm bëri që Gunduz të mësojë më shumë rreth shpellës dhe me ndihmën e ekspertëve të sektorit të futej në thellësi të saj, duke mundur që të gjente koloninë e bletëve të përqendruar në prodhimin e mjaltit të shijshëm, direkt në muret e shkëmbit.

miele-606x330

Që në herën e parë, bletari ka gjetur 18 kg mjaltë. Kilogramët e parë të mjaltit dolën në ankand ku u shitën me një shifër rekord: 48 mijë euro kilogrami. Sipas tij mjalti ka mjaft veti kuruese dhe ky është shkaku që ai ka çmim të lartë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Kalo në kategori