LAJMI I FUNDIT:

Ky është mesazhi i Papa Françeskut për Kosovën

Ky është mesazhi i Papa Françeskut për Kosovën

Ipeshkvia e Kosovës ka bërë prezantimin e Mesazhit të Papa Françeskut për 2017.

Don Shan Zefi, kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës ka thënë se këtë vit bëhen gjysmë shekulli bëhen që papa jep mesazhin e paqes.


Sipas tij Papa Françesku në mesazhin e tij bazon se dhuna nuk mund të jetë kurrë një bekim.

Ai ka thënë se armët mbajnë rrezik të madh të çnjerëzimit për ata që i përdorin.

Ja dhe mesazhi i plotë i Papa Françeskut për 2017, njofton Klan Kosova:

“Jo fitores së dhunshme, jo shtypjes së terreneve me civilë. Kjo situatë definohet nga papa si lufta e tretë botërore. Jo dhuna, nuk duhet të kuptohet si dorëzim, mos angazhim, pasivitet. Asnje religjion nuk mund të jetë terrorist”.

“Ç’kuptim kanë pushtimet që sjellin vetëm vuajtje. Armët mbajnë rrezik të madh të çnjerëzimit për ata që i përdorin. Fërkimet hartohen me dialog, mëshirë, falje në kërkim të mëshirës së tjetrit. Të ndalen menjëherë dhunimet ndaj grave e fëmijëve”.

Papa Françesku po ashtu ka apeluar për çarmatim dhe ndalim të përdorimit të armëve bërthamore, njofton Klan Kosova.