LAJMI I FUNDIT:

Ky është McLaren 570GT që do të lansohet vitin e ardhshëm (Foto)

Ky është McLaren 570GT që do të lansohet vitin e ardhshëm (Foto)

Modeli 570Gt i prodhuesit britanik, pritet të jetë i ‘mahnitshëm dhe i zhurmshëm’, kur të dalë në rrugë gjatë vitit 2017.

Magazina ‘Automobile’, ka sjellë disa fotografi, që shfaqin modelin e ardhshëm të McLaren, që është bazuar në modelin paraprak 580S.


Në makinën e re, janë ‘zbutur’ në masë të madhe disa nga pjesët e jashtme, por nuk janë humbur tiparet dalluese.

Super-vetura që kushton rreth 180 mijë euro, do të ketë edhe një ofertë prej 12 mijë eurove, nëse klienti dëshiron ta ketë tavanin nga xhami i errët, transmeton Telegrafi.

Automobili me 562-kuaj fuqi, turbo-dyshe 8V, do të lëvizë me 3.8 litra për njësi.

Coupeja me dy dyer që do të lansohet në korrik të vitit që vjen, do të rrisë shpejtësinë prej zero deri në 100 km/h për 3.3 sekonda. /Telegrafi/

1

2

3

4

5

6