Skema programore në RTV Dukagjini po pasurohet çdo ditë e më shumë.

Nga sonte, termini 20:30 rezervohet për emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”.


Emisioni do të sjell rrëfime ekskluzive e gjëra të pathëna për personazhe të njohura të ekranit.

I pari që ka treguar gjithçka për veten, muzikën, marrëdhëniet me kolegë, “përplasjet” mes gjeneratave e familjen është Lyrical Son.

Pse u arrestua, cilin artist e ka bllok, si ishte fëmijëria e tij e cila janë sfidat që nuk i ka zbuluar asnjëherë, por jo vetëm, në premierën e “Ky emër nuk ka nevojë prezantim” me Artan Telakun, këtë të premte nga ora 20:30 në RTV Dukagjini.