LAJMI I FUNDIT:

Ky Alfa Rome është punuar special për Carabinieri, që të bartin organe dhe gjak

Ky Alfa Rome është punuar special për Carabinieri, që të bartin organe dhe gjak

Prodhuesi italian i makinave, i ka prezantuar dy modele të reja të versionit ‘Gulia Quadrifoglio’, që do të jenë në pronësi të policisë ushtarake Carabinieri.

Këto super-vetura, do të përdoren zakonisht për raste emergjente, si transportimi i organeve për transplant, apo kur ka nevojë që të dërgohet gjak nga njëri spital në tjetrin.


Mirëpo, Alfa nuk e ka lënë pa shtuar edhe hijeshi makinave, që do të përdoren edhe për shoqërimin e njerëzve të rëndësishëm, transmeton Telegrafi.

Të pajisur me motor V6, këto vetura shpenzojnë 2.9 litra për njësi, ndërsa kanë 510-kuaj fuqi.

Për 3.9 sekonda, ‘Gulia’ arrin shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, ‘mjaftë shpejtë që të arrijë të dërgojë organe dhe gjak, tek secili pacient në nevojë’, raporton Mashable.

Në pjesën e pasme, janë të vendosura frigorifer të posaçëm të pajisur me ‘defribillator’, një aparat medicinal, që bën matjen e të rrahurave të zemrës. /Telegrafi/

1

2

3