Kuzhinieri pranveror për bebet: Qulli nga patatja e re

Pranvera është periudha e sezonit të ri për perime të reja, andaj nëse bebja juaj i ka mbushur gjashtë muaj, është koha e duhur që në menynë e saj të fusni qullin e shijshëm nga patatja e re, transmeton Telegrafi. Përbërësit e nevojshëm:▪ 200 g patate, të qëruara dhe të grira; ▪ 200 g karota, të qëruara dhe të grira; ▪ 100 g rrënjë majdanozi, të qëruar dhe të grirëPërgatitja:1. Zieni perimet në avull, të mbuluar me kapak rreth 20 minuta apo derisa të zbuten.
2. Perimet pastaj kaloni në blender duke shtuar ujë në të cilin i zieni (rreth 75 ml) dhe shtoni qumështin, të cilin e pi bebja juaj (nëse nuk e ushqeni me gji, assesi mos shtoni qumësht lope), për t’u bërë përzierja homogjene.
/Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































