LAJMI I FUNDIT:

Kuzhinieri i famshëm shqiptar me restorant të ri, pjatalarësi afrikan do të jetë një nga partnerët e tij (Foto)

Kuzhinieri i famshëm shqiptar me restorant të ri, pjatalarësi afrikan do të jetë një nga partnerët e tij (Foto)

Nëse Ali Sonko nuk ishte pjatalarësi më i famshëm në botë, ai ndoshta mund të pretendoj titullin tani pasi që është bërë një partner në një nga restorantet kryesore në botë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, të premten e javës së kaluar, Noma kishte ditën e tij të fundit të biznesit në adresën aktuale, në portin e Kopenhagës ku ka qenë i vendosur që nga viti 2003.


Për këtë, të shtunën kryekuzhinieri dhe pronari, së bashku me bashkëpunëtorë organizuan një festë për stafin dhe miqtë e shtëpisë, rreth 250 njerëz.

Gjatë ceremonisë, Rexhepi prezantoi restorantin e ri, të projektuar për tu hapur më 1 dhjetor, nëse arkitektët Bjarke Ingels Group (BIG) mund të qëndrojnë në orar.

Restoranti është projektuar të jetë si dhjetë “vila të vogla”, plus një më e madhe qendrore, të cilat do të jenë të vendosura në një depo të vjetër në një ish-ishull detar në zonën e portit.

Gjatë 30 minutave të fjalimit të tij, përcjell Telegrafi, Rexhepi gjithashtu ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një projekt fantastik.

Gjithsesi, sipas tij, ky nuk do të kishte vlerë pa bashkëpunëtorët e tij.

Rene Rexhepi: Kam gjak shqiptari
Lexo po ashtu Rene Rexhepi: Kam gjak shqiptari

E në këtë drejtim, ndër tjerash, ai ka zbuluar se pjatalarësi për 13 vitet e fundit, Ali Sonko, nga Gambia, do të jetë njëri nga partnerët e ardhshëm të Noma-s.

“Ali është zemra dhe shpirti i Noma. Unë nuk mendoj se njerëzit vlerësojnë çfarë do të thotë që të kesh një person si Ali në shtëpi. Ai është i gjithi buzëqeshje, pa marrë parasysh se si janë dymbëdhjetë fëmijët e tij. Dhe, meqë ra fjala, edhe babai im quhej Ali, dhe ai gjithashtu ka punuar si një pjatalarës, kur ai erdhi në Danimarkë”, ka thënë Rexhepi.

Ali, 62 vjeçar, i cili ka energji dhe duket si një 30 vjeçar, fitoi famë në vitin 2010, kur pritej t’ju bashkohej kuzhinierëve në një Skenë në Londër, kur Noma u emërua restoranti më i mirë në botë për herë të parë.

Por askush nuk i kushtoi ndonjë vëmendje faktit se gambiani – edhe pse rezident në Danimarkë për 34 vitet e fundit – nuk mund të hynte në Britani pa vizë.

Kështu, delegacioni i udhëhequr nga Rene Rexhepi të cilët do të duhej të bënin një prezantim në skenë, të gjithë kishin të veshur bluza që mbanin portretin e Aliut.

Dy vjet më vonë, në vitin 2012, kur Noma mori dekoratën për herë të tretë, Ali Sonko ishte i pranishëm dhe bëri fjalimin e pranimit para shtypit botëror. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Qiraja

Qiraja

Loja që largon fëmijët nga telefonat

Loja që largon fëmijët nga telefonat

Interesante
Bredhi 35 metërsh që do të vendoset në qytetin britanik, ka 1.800 llamba

Bredhi 35 metërsh që do të vendoset në qytetin britanik, ka 1.800 llamba

Interesante
Kalo në kategori