LAJMI I FUNDIT:

Kuzhinieri amator tregon desertin e shëmtuar, që ngjanë më shumë me një gjellë (Foto)

Kuzhinieri amator tregon desertin e shëmtuar, që ngjanë më shumë me një gjellë (Foto)

Është postuar në rrjetin social Reddit, fotografia e një ushqimi të çuditshëm, të cilin e ka përgatitur një kuzhinier amator.

Imazhi është shpërndarë më se 50 mijë herë, kur është kuptuar që nuk bëhet fjalë për ndonjë gjellë, por në fakt është desert i ëmbël, që do duhej të dukej bukur, transmeton Telegrafi.

Deserti që duket si gjellë

Masa e brumit është pjekur më shumë se që duhet, teksa kremi i karameles është kristalizuar shpejtë, pasi shkathtësitë e përgatitësit ishin shumë të dobëta.


“Më ngjanë si një gjellë që shërbehet në spital, apo ato që punohen prej nxënësve në fillore”, ka qenë një koment lidhur me rastin.

Megjithëse u konsiderua si katastrofë kuzhine, u kërkua që kuzhinieri të përpiqet më shumë dhe herën tjetër të sjellë ëmbëlsirën e duhur. /Telegrafi/