LAJMI I FUNDIT:

Kuzhinier për njëvjeçarët: Simite nga pureja e patateve

Kuzhinier për njëvjeçarët: Simite nga pureja e patateve

Bëjini fëmijët të lumtur duke gatuar simite të shëndetshme. Ndaj ne ju sugjerojmë të ndani vetëm pak minuta për të shijuar më të mirën…

Përbërësit:

– 2 filxhanë pure patatesh,
– ¼ e djathit parmezan,
– 1 vezë të tundur,
– 7 lugë miell për shumë përdorime.

Përgatitja:

Purenë, djathin, vezën dhe tri lugë miell përzieni në një enë derisa të gjithë përbërësit të bashkohen.

Merrni një lugë të përzierjes së përftuar dhe gatuani simite në formë qoftereje. Katër lugët e tjera të miellit qitni në pjatë.

Me lehtësi rrotulloni simitet në pjesën e mbetur të miellit.

Ngrohni pak vaj dhe gjalpë në një tigan të madh dhe fërgoni në zjarr mesatar.

Simitet mbani në zjarr rreth 3 minuta në secilën anë.

Shërbeni si ushqim apo shtojcë ushqimi.

/Telegrafi/