LAJMI I FUNDIT:

Studimi i fizibilitetit, Kuvendi miraton Projektligjin për hekurudhën Prishtinë-Durrës

Studimi i fizibilitetit, Kuvendi miraton Projektligjin për hekurudhën Prishtinë-Durrës
Foto: Arkiv

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë votuar pro Projektligjit për Marrëveshjen e Bashkëfinancimit për Studimin e Fizibilitetit për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, bëri të ditur se 83 deputetë votuan pro, të gjithë deputetët që ishin të pranishëm në sallë, përfshirë pozitën dhe opozitën.


Ndryshe, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu duke folur para deputetëve tha se kostoja e studimit të fizibilitetit për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë do të kushtojë 1 milion e 980 mijë euro.

“Kjo marrëveshje bashkëfinancimi ka për qëllim përcaktimin e procedurave dhe ndarjen e kostove në mes dy vendeve  për financimin, studimin e fizibilitetit dhe projektidesë për këtë linjë hekurudhore. Kostoja totale për realizimin e studimit të fizibilitetit dhe projektidesë për ndërtimin e linjës hekurudhore parashihet të jetë 1 milion e 980 mijë euro. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë do të ndaj shumën prej 1 milion euro, ndërsa Ministria e Infrastrukturës së Kosovës do të ndaj shumën e 980 mijë eurove”, ka thënë Aliu.

Qeveria miraton Projektligjin për hekurudhën Durrës-Prishtinë
Lexo po ashtu Qeveria miraton Projektligjin për hekurudhën Durrës-Prishtinë

Aliu tha se kjo kosto është përfshirë në buxhetin e vitit 2022 të Ministrisë që ai drejton me autorizim të Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe, qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i procedurave dhe ndarja e kostove ndërmjet palëve për financimin e Studimit të Fizibilitetit të këtij projekti, gjegjësisht për zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës. /Telegrafi/