Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të rregullt plenare, ndërkaq në rend dite është propozimi i 40 deputetëve për caktimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Seanca e Kuvendit mbahet në orën 10:00.


Rendi i ditësDeklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, Propozimi i 40 deputetëve për caktimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-076 për mbrojtjen e sekreteve tregtare, Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera joshumicë, Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit. /Telegrafi/