Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot, ku pritet të votohet përbërja e Komisioneve Parlamentare.

Seanca e Kuvendit do të nisë në ora 10:00.


Ky është rendi i ditës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare.

Për shkak të situatës pandemike, mediet nuk do të lejohen të qëndrojnë në seancë, por vetëm në hollë të Kuvendit. /Telegrafi/