LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi shqyrton Projektligjin për buxhetin e Kosovës

Kuvendi shqyrton Projektligjin për buxhetin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të rregullt, ku në mesin e pikave që do të shqyrtohen janë edhe projektligji për buxhetin e Kosovës, si dhe gjendja e mjedisit për vitin 2017.

Seanca mbahet në ora 10:00.


Ky është rendi i ditës:

  • Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  • Koha për pyetje parlamentare,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për produktet biocide,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Odën e Arkitekteve dhe Odën e Inxhinierëve në fushën e ndërtimit,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës,
  • Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,
  • Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,
  • Emërimi i një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  • Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.