LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Shqipërisë mban seancë, opozita në protestë

Kuvendi i Shqipërisë mban seancë, opozita në protestë

Dita e sotme pritet të jetë e mbushur aktivitetet politike edhe në Shqipëri.

Mazhoranca pritet të zhvillojë seancën e radhës plenare, ndërsa opozita do të vijojë më skenarin e saj të protestave para selisë së Parlamentit.


Kjo është protesta e shtatë e opozitës, por siç kanë thënë drejtuesit e PD, ata do të protestojnë sa herë që ka seanca plenare.

Ndërsa në 13 prill opozita ka thirrur një protestë kombëtare.

Në seancën e sotme do të bëhet betimi i deputetëve të rinj, të cilët dje morën mandatin.

Ndërkohë qytetarët nga rrethe të ndryshme të vendin janë organizuar për të marrë pjesë në protestën e opozitës para parlamentit./Ora News/