LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Shqipërisë diskuton rritjen e pagave për sektorin publik, aktivistët e Lëvizjes Bashkë kundër rritjes për deputet: “Mos u ngopshi”

Kuvendi i Shqipërisë diskuton rritjen e pagave për sektorin publik, aktivistët e Lëvizjes Bashkë kundër rritjes për deputet: “Mos u ngopshi”

Ndërkohë që në Kuvendin e Shqipërisë po diskutohet dhe pritet të votohet projektligji që parashikon rritje të pagave për sektorin publik duke përfshirë pagat e presidentit, kryeministrit, ministrave, deputetët dhe nëpunësit e administratës publike, një protestë kundër rritjes së pagave për ministrat dhe deputet organizohet jashtë ambienteve të Kuvendit.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj u shpreh se ndihet e privilegjuar që po prezanton një reform e cila po sjell rritjen e pagave.


Ibrahimaj tha se fillimisht rritja e pagave është bërë për mësuesit dhe infermierët, pra sipas saj është bërë rritja në pozicionet ku ishte më e domosdoshme.

Ndërsa tani synohet të krijohet një piramidë në hierarkinë e pagave në përputhje me pozicionet dhe me përgjegjësinë e tyre.

“Sot ndihem e privilegjuar që vij para jush duke sjellë të finalizuar një punë të gjatë dhe hapin më të rëndësishëm në aplikimin e një reforme të plotë dhe të domosdoshëm të pagave në administratën publike. kjo reformë do të përfshijë të gjithë hirearkinë e administratës shtetërore në të gjithë sektorët e saj dhe besojmë se do shoqërohet edhe me rritjen e pagave në sektorin privat.

Bazat e kësaj reforme u hodhën në vitin e kaluar duke rritur pagën minimale, ne do vazhdojmë me rritjen e pagës minimale deri në 45 mijë lekë, tha ajo, duke shtuar se kjo tregon interesin sonë për mirëqenien. Gjatë vitit të ardhshëm paga mesatare në administratën publike pritet të arrijë nivelin 900 euro.

Në anën tjetër, aktivistët e Lëvizjes Bashkë organizuan një protestë në ambientet e jashtme të parlamentit, ku kundërshtuan rritjen e pagës së deputetëve dhe kërkuan miratimin e minimumit jetik.

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorri, sulmoi në fjalën e tij deputetët e parlamentit, të cilët i cilësoi si njerëz të pa shkolluar që nuk e meritojnë pagën që marrin.

Qori nënvizoi se në një vend ku pensioni minimal është 8 mije lekë, deputetët nuk e meritojnë kurësesi një pagë prej 310 mijë lekësh.

“Në vendet demokratike deputetët studiojnë shumë, më besoni. Janë në komisione parlamentare, studiojnë ligjet e vendeve të tjera, lexojnë libra ose ligje të ngjashme dhe punojnë me stafe ekspertësh e po ashtu takojnë zgjedhësit e tyre. Në Shqipëri deputeti përveçëse është injorat është edhe bjerraditës, nuk bën asgjë nga mëngjesi deri në darkë”, tha Qori.

“Thjesht dy muaj para zgjedhjeve ingranohet në atë lagjen e vetë, edhe fillon ku me premtime, ku me kërcënime, ku me blerje vote, ku me shitje vende pune të sigurojë vota. Këta njerëz pa asnjë vlerë do t’i dyfishojnë pagën vetes dhe do t’ia bëjnë 310 mijë lekë. Në një vend ku pensioni minimal është 8,000 lekë të vjetra. Unë bëra një llogaritje dhe më doli se rroga e deputetit do të jetë sa 39 pensione minimale, ky është një skandal”, shtoi Qori.

Teksa kryetari i Lëvizjes Bashkë mbante fjalimin e tij në sfond dukeshin aktivistët të cilët mbanin një banderolë ku shkruhej “Mos u ngopshi”.

Sipas projektligjit që po diskutohet në kuvend, paga më e lartë është ajo e Presidentit të Republikës, e cila shkon në 425 mijë lekë. Ajo është përcaktuar edhe si pagë referencë, që do të thotë që paraprin të gjithë hierarkinë e pagave për të gjitha pozicionet e tjera.

Dy funksionarët e tjerë më të paguar janë kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, të cilët do të paguhen njëlloj, 393 mije lekë. Ministrat që janë edhe deputetë do të marrin rrogën më të madhe, që është vlerësuar ajo e ministrit, e cila shkon në 318.7 mije lekë.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori