LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi sërish pa kuorum, dështon votimi i rezolutave

Kuvendi sërish pa kuorum, dështon votimi i rezolutave

Në seancën e djeshme përpos interpelancës së Haradinajt në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar nëpër institucione, në rend dite kishte edhe dy interpelanca të tjera të Haradinajt, ajo në lidhje me situatën dhe me gjendjen financiare në ndërmarrjet publike, të Telekomit dhe të Postës së Kosovës, dhe në lidhje me vendimet e ministrit të Bujqësisë Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante e subvencione.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në përballjen e tij të djeshme me deputetët e Kosovës ka thënë se Kosova nuk është ajo që ka qenë kur e ka marrë drejtimin e Qeverisë, sa i përket luftës kundër krimit dhe korrupsionit.


Sipas tij, punën që po e bëjnë ndaj këtyre fenomeneve tregon se Kosova e tanishme dallon me atë që ishte para marrjes së qeverisjes.

“Gjendja në rend dhe ligj nuk është e kënaqshme në Kosovë, kjo gjendje është sfidë për Kosovën, veçanërisht luftimi i llojeve të ndryshme të krimit dhe të korrupsionit.Rezultat i kësaj fokusimi ka shkuar kryesisht për t’i ndihmuar institucioneve të rendit dhe të ligjit që t’i ushtrojnë funksionet e veta në bazë të mandatit të tyre kushtetues e ligjor”, ka thënë Haradinaj, shkruan “Zëri”.

Mirëpo, sipas tij, Kosova në krahasim me vendet e tjera të rajonit është shumë më mirë në raport me sundim të ligjit.

“Që ta rifitojë në tërësi fuqinë e tyre kushtetuese e ligjore të punojnë të pandikuar dhe të papenguar nga askush, mund t’u them se treguesi i asaj që po ndodh në rend dhe në ligj dallon nga kohërat e mëhershme. Nuk them se Kosova i ka zgjedhur problemet e korrupsionit dhe se mund të mburremi me vendet e tjera, por në raport me gjendjen e marrë dhe këtë kohë bëhet fjalë për një Kosovë tjetër, nuk është e njëjta”, ka thënë Haradinaj.

Përkundër debateve të ashpra për temat që ishin në rend dite, Kuvendi në mungesë kuorumi ka dështuar t’i votojë rezolutat dhe rekomandimet për këto qështje.

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori