LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pranoi propozim-ndryshimet për dy ligje në lexim të parë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pranoi propozim-ndryshimet për dy ligje në lexim të parë

Në kuadër të seancës së 12-të, sot Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i pranoi në lexim të parë propozim-ndryshimet e Ligjit për kontabilitetin e buxheteve dhe shfrytëzuesit e buxhetit dhe të Ligjit për lëshimin e obligacioneve për denacionalizim të Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski tha se do të votojnë për propozim-ndryshimet e ligjit, por presin që gjatë javës së ardhshme deputetët e shumicës të votojnë për projekt-ligjet e dorëzuara nga OBRM-PDUKM, të cilat, siç tha ai janë të rëndësishme për qytetarët e Maqedonisë.


Në fillim të seancës, Dimovski reagoi në lidhje me punën e kryetarit të Komisionit kuvendor për Çështje evropiane, Artan Grubi dhe për mënyrën e votimit për Projekt-ligjin për përdorimin e gjuhëve, duke thënë se është shkelur procedura e votimit dhe është keqpërdorur funksioni kryetar i Komisionit nga ana e Grubit.

“Rregullorja e Kuvendit sanksionon votimin individual në seancë plenare nëse dallimi ndërmjet ‘për’ dhe ‘kundër’ është deri në pesë vota dhe një mundësi e tillë nuk jepet për trupat punues në Kuvend”, tha kryetari i Kuvendit Xhaferi, duke mbrojtur procedurën e udhëhequr nga kryesuesi i Komisionit për çështje evropiane./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori