LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi nuk do të vendos për huazimet e mëdha

Kuvendi nuk do të vendos për huazimet e mëdha

Kuvendi i Maqedonisë nuk do të vendos për huazimet e Qeverisë që janë më mëdha se 100 milionë euro, ka njoftuar Telma, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Shumica e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë kanë thënë se nuk është i pranueshëm propozimi i Pavle Trajanovit nga Lidhja demokratike, që për kreditë e mëdha të marra përmes euro obligacionit, të ketë diskutim në Kuvend, e me këtë edhe kontroll më të madh të asaj se ku harxhohen këto para.


„Nuk mundet që pa një procedurë transparente të rritet borxhi publik, të mos ketë një strategji se ku shkojnë paratë, a do të rritet BPV, nëse paratë janë për klientelizëm dhe për zgjedhje”, ka thënë Trajanov nga LD.

Ndryshimet e propozuara ligjore sipas opozitës i nevojiten Maqedonisë sepse borxhi publik shndërrohet në problem gjithnjë e më të madh.

„Nuk e dimë për se harxhohen paratë nga euro obligacioni, vazhdimisht merren kredi të reja, ndërsa vazhdojnë të ndërtohen projekte joproduktive dhe të pakuptimta“, ka deklaruar Marjanço Nikolov nga LSDM.

Sipas tij ne jetojmë me kredi, ndërsa zinxhiri i borxheve nuk mund të ndërpritet.

Deputetët e shumicës konsiderojnë se kufizimi i propozuar i huazimit është i panevojshëm dhe mohojnë të ketë rritje të borxheve të fshehura.

Duhet të rritet kontrolli, të ketë transparencë, konsideron Vladanka Aviroviq nga OBRM-PDUKM.

Sipas opozitës, që financat lëvizin në drejtim negativ tregon edhe ulja e rejtingut kreditor nga ana E FIÇ por edhe nga vetë qeveria e cila nuk i respekton dokumentet të cilat i ka miratuar vetë. Në Strategjinë fiskale 2016-2020 shkruan se deficiti buxhetor do të jetë 3,2 % nga BPV por me rebalancin e ri të buxhetit ai ka arritur 4 % nga BPV, konsiderojnë nga opozita./Telegrafi/

LD: Parlamenti të vendosë për huamarrjen
Lexo po ashtu LD: Parlamenti të vendosë për huamarrjen

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori