LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi miraton raportin vjetor 2020 të Autoritetit Kosovar të Konkurencës

Kuvendi miraton raportin vjetor 2020 të Autoritetit Kosovar të Konkurencës
Foto: Arkiv

Me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar raportin vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurencës.

Ky raport fillimisht është shqyrtuar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere si dhe në atë të Tregtisë dhe Ndërmarrësisë.


Kuvendi shkarkon Bordin e AKP-së
Lexo po ashtu Kuvendi shkarkon Bordin e AKP-së

Ndërkaq, Kuvendi me rekomandimin e Komisioni parlamentar për ekonomi, industri, ndërmarrësi dhe tregti më 27 maj e shkarkoi bordin e AKP-së.

Një ditë më parë, bordi i AKP-së, përmes një reagimi publik ka konstatuar se deklaratat publike në lidhje me performancë të dobët, janë të pabazuara dhe tendencioze, andaj si të tilla i kanë konsideruar qëndrime politike të vetëm një grupi parlamentar. /Telegrafi.