LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Kosovës voton Rezolutën për Kartonin e Gjelbër

Kuvendi i Kosovës voton Rezolutën për Kartonin e Gjelbër

Deputetet e Kuvendit të Kosovës me 78 vota për, 1 kundër dhe 1 abstenim kanë votuar rekomandimet nga debati parlamentar për Kartonin e Gjelbër.

Deputeti nga radhët e PSD-së, Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë, si propozues i Rezolutës, në seancën e mbajtur një ditë më parë lidhur me këtë çështje, tha se që nga pas lufta deri më sot nga mërgimtarët janë mbledhur mbi 200 milionë euro, ndërsa janë paguar vetëm 10 për qind dëme.


Nga paslufta deri më sot mërgimtarët kanë paguar 200 milionë euro për Kartonin e Gjelbër
Lexo po ashtu Nga paslufta deri më sot mërgimtarët kanë paguar 200 milionë euro për Kartonin e Gjelbër

“Shuma e paguar për polisat kufitare prej përfundimit të luftës e deri me sot arrijnë shifrën rreth 200 milionë euro, ndërsa shpenzimet e bëra për dëmet e shkaktuara rreth 10 për qind, pra gjithsejte 20 milionë euro. Mendoj që nuk është trajtim dinjitoz i atyre që sjellin remitenca gati sa gjysma e buxhetit të shtetit të Kosovës”, ka thënë Topalli. /Telegrafi/