Deri në fund të vitit pritet që Kuvendi i Kosovës ta miratojë Ligjin për Kriptovalutat, i cili krijon bazë ligjore të përshtatshme për këtë industri të re në treg.
Kuvendi në këtë rast Komisioni parlamentar për Ekonomi, i cili ka nis iniciativën ligjore në korrik të këtij viti, ka kaluar fazën e parë të hartimit, ndërsa javën e ardhshme pritet që të mbahet një dëgjim publik për këtë nismë ligjore.
Në anën tjetër edhe Banka Qendrore e Kosovës (BQK), kërkon që kjo industri për përfitime financiare, e cila operon jashtëligjshëm në Kosovë, të rregullohet një herë e përgjithmonë.
Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala ka thënë se kanë kryer një hulumtim nga instancat profesionale të Kuvendit të Kosovës me qëllimi, siç thotë ai për të rregulluar këtë sektor i cili është jashtë kontrollit të shtetit.
Shala ka thënë se baza kryesore e kësaj industrie ilegale është në veri të Kosovës. Prandaj, kjo dukuri në veri, thotë t’i ketë shtyrë në përshpejtimin e krijimit të ligjit në fjalë.
“E mira e kësaj, është që në një farë forme, të gjithë operuesit e këtij sektori do ta kenë të qartë që për një moment të caktuar ne jemi duke punuar, monitoruar dhe do t’i nënshtrohen legjislacionit në fuqi. Shto kësaj atë që kemi thënë edhe më herët, që kjo industri qendrën e zhvillimit të madh në Kosovë, pajisjet e tyre dhe teknologjitë e tyre e kanë pasur krejtësisht në pjesën veriore të Kosovës. Shpenzimet e energjisë dhe mënyra e punës ilegale në atë zonë na ka bërë qe ne ta shpejtojmë këtë çështje, dhe të çojmë sinjale zyrtar dhe ligjor që nuk mund të ketë aktivitete të paligjshme në një qoshe të Kosovës, duke favorizuar kompani, të ardhura nga jashtë përmes rrugëve ilegale dhe kontrabandimit të tyre, duke shfrytëzuar resurset dhe kapacitetet tona, objektet tona, energjinë tonë, e në anën tjetër përsëri taksapaguesit e pjesës tjetër të vendit të kryejnë shërbime për energjinë që shpenzojnë”, thotë Shala për KosovaPress.
Ai ka shtuar se fushata zgjedhore ka zbehur punën e Kuvendit të Kosovës për krijimin e ligjeve të reja, por konsideron se brenda këtij viti do të miratojnë Ligjin për Kriptovalutat.
Deputeti Shala ka thënë po ashtu se do të fusin në këtë ligj një model sa më të përshtatshëm për këtë industri.
“Konsideroj se do të shtyhet për vjeshtën e vonë, por besojmë shumë që të gjitha ligjet që kanë ardhur në komision tonë, ne do të bëjmë maksimumin e mundshëm që t’i përfundojmë brenda këtij viti kalendarik. Problemi esencial i këtij ligji është që, është diçka shumë e re, nuk kemi shumë praktika të njohura, por edhe e veçanta është mënyra e operimit dhe e punës në këtë sferë të industrisë dallon prej shteteve të mëdha të zhvilluara dhe shteteve perëndimore. Rajoni është më specifik, e kur i shtojmë specifikat që i ka edhe vet Kosova si shtet i ri, atëherë do të kemi vërtet një punë të kujdesshme, por që i kemi analizuar disa rrethana dhe disa ligje model në mënyrë që në ditët dhe muajt e ardhshëm të mund t’i inkorporojmë”, shprehet ai.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti thotë se investimet në kriptovaluta janë të rrezikshme deri sa rregullohet kjo çështje me ligj.
Mehmeti thekson se për këtë Ligj, duhet të merren parasysh edhe rekomandimet e Bankës Qendrore Evropiane.
“Lëvizjet tona do të jenë karshi ose sipas rekomandimeve që na vijnë prej Bankës Qendrore Evropiane. Ka pasur iniciativa prej Kuvendit të Kosovës dhe qëllimi është i mirë që të rregullohet kjo çështje një herë e përgjithmonë. As kuvendi si iniciues, por edhe ne si BQK ende nuk kemi një qëndrim të qartë për këtë, por mirë është që të rregullohet. Se në çfarë forme ndodhë kjo, besoj që edhe Kuvendi dhe të gjithë ne do t’i përcjellim rekomandimet që na vijnë prej Bankës Qendrore Evropiane në këtë drejtim, por mirë është që të rregullohet”, thotë Mehmeti.
Përkundër që fenomeni i tregtimit të kriptovalutave mbetet ende çështje aktuale për përfitime financiare në Kosovë, sidomos nga të rinjtë, me gjithë rënien dhe ngritjen e vlerës monetare, qarkullimi i parave virtuale, nuk është i rregulluar me kornizën e Bankës Qendrore të Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Modë apo relaks?
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre