Këngëtari Kushtrim Kelani i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Ai u shpreh i lumturinë për mundësinë dhe bëri disa deklarata gjatë klipit prezantues.


E pas tij, në shtëpi hyri Shkurte Haxhiu, e cila po ashtu këta muaj të fundit ka qenë aktive nëpër media.

Foto: YouTube

E njëjta ka bërë disa deklarata nëpër emisione që kanë bërë bujë të madhe, e janë komentuar gjithandej.

Veç kësaj, ajo merret edhe me humanizëm që një kohë të gjatë, ashtu siç ka potencuar.

Pritet të shihet në vazhdim se si do të zhvillohet loja e tyre dhe çfarë kanë përgatitur për publikun.

PRIME 1 - Big Brother VIP Kosova 4 | 17.11.2025 www.youtube.com