LAJMI I FUNDIT:

Kushtetuesja thotë se udhëzimi i MASHT-it për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave është në harmoni me dispozitat ligjore

Kushtetuesja thotë se udhëzimi i MASHT-it për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave është në harmoni me dispozitat ligjore

Prishtinë-Gjykata Kushtetuese përmes aktgjykimi ka konstatuar se udhëzimi administrativ i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) është në pajtim me dispozitat kushtetuese dhe ligjore në fuqi.

Sipas njoftimit për publikun të Gjykatës Kushtetuese thuhet se udhëzimi administrativ i 22 dhjetorit të 2020 i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë  (MASHT) nuk është në kundërshtim me nenet kushtetuese pë pushtetin lokal si dhe nenet që flasin për organizimin dhe funksionimin e vetëqeverisjes lokale.


Tutje, në këtë njoftim sqarohet se rasti ka të bëjë  me shpallje e konkursit nga Drejtori Komunale e Arsimit në Prishtinë për plotësimin e pozitave për drejtorë dhe zëvendës drejtor të institucioneve publike.

Sipas Inspektoratit Komunal të Arsimit komisioni i themeluar për përzgjedhjen e këtyre drejtoreve dhe zëvendës-drejtorëve ishte në kundërshtim me ligjin për arsimin në komuna në të cilin ligj sipas inspektoratit përcaktohet se nga 3 anëtarë të komisionit përzgjedhës 2 caktohen nga komunat dhe një nga MASHT-i.

Gjithashtu sipas inspektoriatit anëtarët e komisionit të propozuar nga komuna duhet të votohen në kuvendet komunale të komunave përkatëse e që në rastin konkret ky komision i themeluar nga Komuna e Prishtinës nuk ishte votuar nga Kuvendi Komunal i kësaj komune.

Andaj, Komuna e Prishtinë si parashtruese e kërkesë konteston udhëzimin administrativ i cili rregullon këtë formë të përzgjedhjes së kandidatëve për drejtorë dhe zëvendës drejtor, duke thënë se ndërhyn në kompetencat dhe përgjegjësit komunale.

Nën këto pretendime Kushtetuesja sqaron se udhëzimi administrativ lidhur me përbërjen e Komisionit përzgjedhës për drejtor dhe zëvendës drejtor nuk cenon përgjegjësit komunale të përcaktuar sipas neve kushtetuese.

Prandaj, Kushtetuesja ka vlerësuar se dispozitat përkatëse të udhëzimit administrativ nuk janë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Ligjit për Arsimin në Komuna, Ligjin për Arsimin Para universitar dhe Ligjit për Inspektoriatin e Arsimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori