LAJMI I FUNDIT:

Kushtetuesja ende pa vendim lidhur me votimin e deputetit Arifi për Qeverinë Hoti

Kushtetuesja ende pa vendim lidhur me votimin e deputetit Arifi për Qeverinë Hoti

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka bërë të ditur se ende nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, për të vlerësuar kushtetutshmërinë e pjesëmarrjes dhe votimit të deputetit Etem Arifi në seancën ku u votua për Qeverinë Hoti.

Në një përgjigje për Telegrafin, nga kjo gjykatë kanë thënë se lënda është ende në shqyrtim.


“Gjykata nuk ka marrë ende një vendim lidhur me këtë kërkesë dhe lënda është duke u shqyrtuar. Si në çdo rast deri më tani, sapo Gjykata të marrë një vendim, për këtë do të njoftohen me kohë të gjitha palët e përfshira në rast dhe opinioni”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese.

LVV çon në Kushtetuese çështjen e votimit të deputetit Etem Arifi - Qeverinë Hoti e quan ilegale
Lexo po ashtu LVV çon në Kushtetuese çështjen e votimit të deputetit Etem Arifi - Qeverinë Hoti e quan ilegale

Po ashtu gjykata ka hedhur poshtë edhe disa raportime të cilat janë bërë dje në disa media, ku thuhej se ka gjasa që Kushtetuesja ta kthej në pikën zero zgjedhjen e Qeverisë Hoti, pasi që deputeti Etem Arifi ishte i dënuar.

“Raportimet e djeshme në media përkitazi me këtë rast janë të pasakta dhe nuk qëndrojnë”, thuhet në përgjigjen e Kushtetueses.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje më 11 qershor kishte dorëzuar këtë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese.

Nga LVV-ja patën thënë se deputeti Arifi është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë, e rrjedhimisht, sipas tyre votimi i tij në seancë është ndesh me Kushtetutën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori