LAJMI I FUNDIT:

Kushte të reja për masën 14.500 denarë për kompanitë në Maqedoni

Kushte të reja për masën 14.500 denarë për kompanitë në Maqedoni

“Risi në masën për 14.500 denarë mbështetje financiare nga Qeveria për pagesën e pagave për muajin prill dhe maj të këtij viti për të punësuarit, ndërsa të cilat kanë të bëjnë në rritjen e përfshirjes së firmave, lehtësim të një pjesë të kritereve dhe rritje të fleksibilitetit”.

Këtë e tha sot ministrja e Financave Nina Angellovska. Ajo sqaroi se bëhet fjalë për përmirësim të masës nga pakoja e dytë të ndihmës ekonomike nga Qeveria për ekonominë për të cilën janë ndarë 100 milionë euro, ndërsa e cila duhet të fillojë me zbatim për disa ditë dhe të përfshijë 250.000 të punësuar. Risitë janë në koordinim me Bankën Botërore, e cila do të financojë një pjesë të kësaj mase me hua prej rreth 50 milionë euro, ndërsa në to është punuar së bashku me Drejtorinë për të Ardhura Publike.


Angellovska potencoi se masa ka të bëjë për të gjitha veprimtaritë dhe se në të janë sendërtuar të gjitha propozimet, kritikat, sugjerimet dhe kërkesat që i ka dëgjuar nga ekonomia në periudhën e kaluar.

“Saktë para fillimit të zbatimit të masës dhe mundësisë për aplikim të kompanive themi se kemi dialog konstruktiv, treguam fleksibilitet, tregojmë se në këtë fazë çdo qeveri duhet të jetë e agjile dhe t’i dëgjojë sugjerimet dhe kritikat dhe gjithsesi në suaza të mundësive kur mund t’i implementojë dhe t’i pranojë. Po bëhet përshtatja dhe fleksibilitet shtesë për ekonominë”, tha Angellovska në konferencë për shtyp.

Ajo informoi se po lehtësohen kushtet për mbajtjen e numrit të të punësuarve gjatë përdorimit të masës. Me kushtet e tanishme ndërmarrjet e vogla dhe mikro mund ta mbajnë numrin e njëjtë të të punësuarve minus 15 për qind, ndërmarrjet e mesme deri në minus 10 për qind dhe firmat e mëdha deri minus pesë për qind prej të punësuarve. Para ndryshimit të këtij kushti ata ishin të obliguara të mbajnë numrin e njëjtë të të punësuarve deri në korrik, gjegjësisht dy muaj pas shfrytëzimit të masave.

“Njëherit, u dilet në ndihmë veprimtarive më të goditura nga Covid-19, gjegjësisht hotelerisë, turizmit dhe transportit me mbështetje shtesë. Këto tre veprimtari do t’i kombinojnë masat antikrizë 14.500 denarë denarë për të punësuar dhe 50 për qind subvencion të kontributeve, që nuk ishte rasti deri më tani. Nëse firmat nuk kanë pasur humbje dy vjet me radhë, gjegjësisht për vitin 2018 dhe 2019, nuk janë në listën e debitorëve të DAP-it nga marsi i vitit 2020, në përfundim me shkurtin nuk janë vonuar me pagesën e detyrimeve në bazë të kredive më gjatë se 90 ditë nga dita e maturimit do të mund t’i shfrytëzojnë edhe të dyja masat antikrizë. Me këtë, ata mund të paguajnë paga më të mëdha punëtorëve, sepse mbështetjen të cilën mund ta marrin arrin edhe deri në 19.500 denarë”, tha Angellovska.

Ajo shtoi se volitshmëri shtesë e cila u jepet firmave që e shfrytëzojnë masën “mbështetje financiare prej 14.500 denarë për të punësuar”, është që mjetet të cilat i kanë marrë përmes masës t’u transformohen në grant, gjegjësisht mjete të pakthyeshme. Paraprakisht ishte paraparë që kompanitë të cilat do të realizonin humbje sivjet t’i mos i kthejnë mjetet nga ndihma.

Angellovska tha se zgjerohet përfshirja e masës edhe me ato firma të cilat dy vitet e fundit kanë fitim, të cilat janë në listën e debitorëve të DAP-it dhe të cilat deri në mars të këtij viti nuk janë vonuar me pagesën e detyrimeve në bazë të kredisë më të gjatë se 90 ditë të afatit të maturimit dhe nëse investojnë vlerë të njëjtë apo më të madhe të mbështetjes së marrë në trajnime të të punësuarve, sendërtim të proceseve, kapital produktiv. Mjetet edhe për ata do të transformohen në mjete grant.

Me këtë masë punëdhënësit marrin mbështetje prej 14.500 denarë në muaj për të punësuar, ndërsa megjithatë punëtori merr siguri se do ta ruajë vendin e punës edhe pas përfundimit të krizës, potencoi ministrja e Financave.

Masa është dedikuar për çdo kompani e cila nuk do të ketë ulje të të ardhurave prej të paktën 30 për qind në prill dhe maj në lidhje me mesataren mujore të vitit të kaluar, e cila nuk do të paguajë dividendë, bonuse, shpërblime vjetore, shpërblime për sukses afarist për kohëzgjatje të masës, ndërsa mesatarja e pagave më të larta neto në 10 për qind nga të punësuar të mos tejkalojë 120.000 denarë për të punësuar.

Ndërsa drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike Sanja Llukarevska bëri të ditur se punëdhënësit për shfrytëzimin e masës nga muaji i ardhshëm duhet të parashtrojnë kërkesë për mbështetje financiare përmes sistemit e-tatime më së voni deri më 7 maj për pagat për në prill, gjegjësisht deri në 7 qershor për pagat për në maj. Kërkesën DAP-i do ta konfirmojë në afat prej tre ditëve nga dita e pranimit.

Përfitimet do t’i ndjejnë të gjithë tashmë me pagën e prillit. DAP-i për këtë masë e sendërtoi sistemin me qëllim që në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë të aplikojnë kompanitë. Shteti kujdeset për çdo të person të punësuar që ta ruajë vendin e tij të punës, theksoi Llukarovska.

Drejtori i Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën në suaza të rajonit të Evropës dhe Azisë Qendrore, Marko Mantovaneli, megjithatë, potencoi se shumica e rekomandimeve të tyre janë përfshirë në kornizën kryesore të miratuar nga Qeveria jonë dhe se se disa janë pjesë e dekretit që ishte prezantuar sot për masën.

Ai sqaroi se dekreti tregon në atë se duhet të ekzistojë fleksibilitet i caktuar për vendimin lidhur me nivelin optimal të të punësimit pasi që gjendja do të normalizohet.

“Kjo parashikon për kompanitë të cilat do të realizojnë fitim deri në fund të vitit të kenë mundësi të riinvestojnë paratë në biznesin e tyre që ta përparojnë punën e tyre në vend t’i kthejnë paratë në buxhetin se shtetit. Mendojnë se këto janë masa të cilat mund t’u ndihmojnë kompanive që ta kalojnë krizën dhe të ruajnë nivel të kënaqshëm të të punësuarve”, tha Mantovaneli.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori