LAJMI I FUNDIT:

Kujt i takojnë meritat për përparimin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit, pozita e opozita të ndarë – analistët të rezervuar

Kujt i takojnë meritat për përparimin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit, pozita e opozita të ndarë – analistët të rezervuar

Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, Transparency International e ka renditur sërish Kosovën në mesin e vendeve që kanë nivel të lartë të korrupsionit, pavarësisht se është shënuar një përparim i lehtë.

Me 39 pikë, tre pikë më lart sesa një vit më parë, Kosova është ngritur për 17 vende në listë.


Sipas raportit, vendi tregoi një vullnet të sinqertë për luftuar korrupsionin, duke hetuar udhëheqës të akuzuar për korrupsion.

Ish-drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Hasan Preteni thotë se kurrupsioni në një vend matet vetëm me perceptim.

“Raporti për Kosovën është një e arritur që kohët e fundit rrallë kemi dëgjuar. Kosova asnjëherë më parë nuk ka marrë kaq poenë. Lëvizja pozitive në poenë është e arritur. Renditja varet edhe nga shtetet tjera”.

Preteni thotë se luftën ndaj korrupsionit e bëjnë të gjitha institucionet në përgjegjësitë e saja.

“Edhe më herët kemi pasur disa raste me pompozitet të lartë por që asnjëri s’ka përfunduar me aktgjykim të plotë”, deklaroi tutje Preteni.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se raporti i TI është lajm i mirë, por ajo thotë se nuk duhet të jemi euforikë për këtë lëvizje.

“Duhet të bëhemi të sinqertë, vendi i 87-të në listën e Transparency International nuk është lavd. Do të duhej të ishim shumë më mirë e jo në pjesën e kuqe, pavarësisht se është e kuqe e çeltë. Por vlen të cekim se për 17 vende jemi më lartë se viti i kaluar”, tha ajo.

Ish ministri i Drejtësisë nga radhët e AAK-së, Selim Selimi thotë se propaganda e LVV-së sa ishte ne opozitë ka ndikuar që përceptimi për korrupsionin të bie në Kosovë.

“Jo domosdoshmërisht lufta ndaj korrupsionit ka pasur sukses, por ndjenja e publikut për betejën anti-korrupsion është më pozitiv se më herët. Për shkak se i tërë mllefi i shprehur nga LVV kur ishte në opozitë, luftimin e korrupsionit e lidhte me politikë është ky raport. Ardhja e tyre në pushtet tashme e ka sjellë këtë percepsion se korrupsioni po luftohet”.

Kreshnik Gashi nga Birn thotë se meritat për luftimin e korrupsionit duhet të ndahen mes institucioneve.

“Qeveria Kurti ka ndërtua disa standarde në luftimin e korrupsionit, por ende nuk kemi parë veprime konkrete nga ta për të luftuar korrupsionin. Mekanizmat që Qeveria Kurti i ka premtua nuk i ka vendosur në zbatim…Rasti i Brezovicës, te Ministria e Bujqësisë janë raste minore dhe ato kanë filluar të hetohen nga viti 2020. Meritat iu takojnë policëve hetues që janë marrë me rastin e jo Qeverisë”, deklaroi Gashi.

Drejtori i Informacionit në RTV Dukagjini, Dibran Istrefi thotë se perceptimi megjithatë nuk është fakt.

“Ndryshimi i qeverive megjithatë ka ndikuar në këtë percepsion se ka rënie të korrupsionit në terren. Megjithatë ne jemi nën nivelin mesatar të perceptimit të korrupsionit”, deklaroi Istrefi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori