Fushatat zgjedhore ndër vite kanë ndihmuar që paga e mësimdhënësve të shënojë rritje, edhe pse ky premtim nuk është realizuar çdo herë, thotë Lutfi Mani, nënkryetar i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK).
“Premtime në fushata zakonisht ka. Të gjitha ato premtime janë skenarë që përdoren në politikë, por ne jemi munduar që ato që janë nënshkruar me partnerët tanë, të jetësohen dhe në një formë, vetëm ia kemi dalë që premtimet që janë dhënë, edhe të realizohen, ashtu si janë thënë”, thotë Mani.
Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008 e deri më tash, asnjë prej legjislaturave të zgjedhura nuk ka arritur të përfundojë mandatin e plotë prej 4 vjetësh, duke çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.
Fushata të shumta zgjedhore, thotë Mani, janë përcjellë përveç premtimeve për rritje pagave, edhe me premtime për përmirësim të kushteve të punës për mësimdhënësit.
Sipas tij, kushtet e punës, gjendja sociale dhe ekonomike e mësimdhënësve, është përmirësuar ndër vite.
“Besoj që në bazë të punës që është bërë, mësimdhënësit sot janë në një gjendje më të mirë dhe do të jenë në një gjendje edhe më të mirë me nënshkrimin e kontratës kolektive”, thotë ai.
Premtime për vota
Megjithatë, për Mentor Hajrizin, mësimdhënës në shkollon fillore “Hilmi Rakovica” premtimet e dhëna në fushatat parazgjedhore nga partitë politike për mësimdhënësit nuk janë realizuar.
“Ne mendojmë kjo që bëjnë në fushata politikanët tanë, është vetëm një lojë e tyre dhe e cila bëhet për përfitime të tyre në fakt për të marrë vota. Unë personalisht nuk kam ndonjë përfitim”, thotë Hajrizi.
Në anën tjetër, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini, thotë për Radion Evropa e Lirë se për t’iu ikur premtimeve të subjekteve politike që për bazë kanë marrjen e votave, në këtë fushatë kanë ndërprerë çdo takim me krerët e subjekteve poltike.
“Kemi premtime të shpeshta, jam i zhgënjyer me këto premtime, kam të drejtë të them që nuk është realizuar asnjë kërkesë nacionale për sindikatën, duke marrë për bazë marrëveshjen kolektive nacionale, duke marrë për bazë pagën minimale si dhe sigurimet shëndetësore, as njëra nga këto nuk është realizuar, nuk është vënë nënshkrimi nga asnjë kryeministër”, thotë Ajdini.
Ngritje e pagave në fushatë
Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2010, në atë kohë qeveria në dorëheqje në krye me ish-kryeministër Hashim Thaçin, kishte marrë vendim për ngritje pagave për disa kategori që paguhen nga buxheti i Kosovës, ku hynin edhe arsimtarët.
Nga 216 euro sa ishte paga bazë për arsimin parashkollor para vitit 2010, kjo pagë ka shënuar rritje ndër vite.
Aktualisht, mësimdhënësit e këtij niveli pagën bazë e marrin në vlerë prej 421 eurosh.
Ndërkaq, paga bazë në arsimin e mesëm të lartë para vitit 2010 ishte 235 euro, aktualisht kjo pagë ka arritur të jetë 458.25 euro, sipas të dhënave të Sindikatës së Bashkuar për Arsim Shkencë dhe Kulturë.
Brenda kësaj periudhe dhjetë vjeçare pagat janë rritur tri herë.
Edhe gjatë kësaj periudhe parazgjedhore, vijnë premtimet dhe vendimet e reja.
Më 22 janar janar kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka nënshkruar me përfaqësuesit e SBASHK-ut kontratën kolektive për arsim.
Kjo kontratë saktëson të gjitha aspektet kryesore lidhur me themelimin e marrëdhënies së punës, avancimin, kriteret e punësimit, mënyrën e funksionimit, të drejtat e mësimdhënësve, saktësimin për kohën e punës dhe çështje të tjera me rëndësi, që derivojnë edhe nga Ligji i punës.
Kryeministri në detyrë, Hoti, me përfaqësuesit e SBASHK-ut po ashtu janë pajtuar që të punësuarve në arsimin parauniversitar t’u paguhet paga e 13-të, duke filluar nga vitit 2023, bazuar në performancën e tyre.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, subjektet politike do të kenë 10 ditë për fushatë zgjedhore, nga data 3 shkurt e deri më 12 shkurt./rel
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak