Shifrat e punësimit kanë nxitur përplasjen e radhës në rrjetin social Facebook, mes ish-ministres së Financave, Hykmete Bajrami dhe ministrit aktual Hekuran Murati.
Ishte fillimisht deputetja Bajrami që i reagoi kryeministrit Albin Kurti duke thënë se po mashtron dhe se nuk ka rritje të punësimit prej 20 për qind.
Pas kësaj reagoi ministri i Financave, Hekuran Murati i cili tha se deputetja duke dashur të demantojë atë që ka thënë Kurti, vetëm sa e konfirmoi një gjë të tillë.
“Deputetja Bajrami qenka mundu me e demantu Kryeministrin për shifrat e punësimit, por në fakt krejt çfarë paska arritur të bëjë është që së pari t’a shpërfaqë mungesën e njohurive të veta për temën në fjalë, dhe së dyti, edhe me të dhënat që vetë deputetja ka përdorur në fakt e ka konfirmuar atë çfarë ka thënë Kryeministri, pra që ka rritje të punësimit”, shkroi Murati.
E pas kësaj ka reaguar sërish ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami. Bajrami i ka thënë Muratit se të dhënat që ka prezantuar janë mashtrime.
“Ministër prapë me manipulime e me shifra të përzgjedhura a? Edhe njëherë e vërteta e vetme është se vende pune të qëndrueshme, që për 12 muaj kanë paguar kontribute në Trust janë: 10 179 në vitin 2020 (pandemi), 16 877 në vitin 2021, 15 833 në vitin 2022, 12 551 në vitin 2023, Këto janë të dhënat e sakta, të tjerat janë mashtrime”, ka shkruar Bajrami.
Ajo tutje ka thënë se tabela që ka përdor ministri Murati po e dematon atë.
“Përndryshe tabela që ke përdorë po të demanton ty sepse po thotë se i ke 853 mijë llogari aktive, andaj sipas interpretimit tënd po i bie që në Kosovë janë 853 mijë të punësuar, por unë, ti edhe secili qytetar e dimë që 853 mijë të punësuar në vend nuk i kemi”, ka shkruar Bajrami.
Deputetja ka shtuar se të punësuar të vërtetë brenda një viti janë ata që paguajnë Trust rregullisht, sipas të dhënave me lart.
“Për sqarim: llogari të reja mund të ketë, por këtu hyjnë edhe ata që kanë paguar kontribut vetëm njëherë gjatë këtij viti ose atyre që me skema Hekurani ua paguan 260 euro për 6 muaj edhe kur nuk shkojnë fare në punë, POR të punësuar të vërtetë brenda një viti janë ata që paguajnë Trust rregullisht, sipas të dhënave me lart”, u shpreh ajo. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Seminari i CEFTA-s: Shfrytëzimi i mundësive rajonale në arkitekturë, inxhinieri dhe ndërtimtari
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!