Largimi i mundshëm i kapitenit, Sergio Ramos, nga Real Madridi i ka vënë nënë presion drejtuesit.

Flitet se lojtari i ka kërkuar klubit largimin drejt Kinës.

Klubi ka disa emra të rinj si Eder Militao, Raphael Varane, Nacho dhe Jesus Vallejo  nuk por duhet se kërkon diçka më shumë.

lexo po astu

Nëse Ramos vendos të largohet nga Madridi, lista e zëvendësimeve të mundshme nuk është e gjatë, por gjithçka do të jetë jashtëzakonisht e kushtueshme.

Kalidou Koulibaly

Real Madridi ka kohë që e admiron senegalezin njëherë si zëvendësues të Varanes, kur francezi mendonte largimin.

Koulibaly ka qenë në formë të shkëlqyeshme për Napolin. Aurelio Do Laurentiis i ka vënë çmim prej 120 milionë eurosh.

koulibaly

Matthijs de Ligt

Real Madridi duket se do të vihet edhe pas holandezit 19 vjeçar të Ajaxit.

Holandezi e ka çmim 70 milionë euro. Mino Raiola e kërkon vetëm komisionin e tij dhe të ardhurat për lojtarin.

de ligt

Virgil van Dijk

Ndoshta mbrojtësi më i mirë qendror në botë me formën aktuale, por lëvizja e tij do të ishte problem.

Liverpool pagoi një rekord botëror për një mbrojtës prej rreth 80 milionë eurove kur Van Dijk erdhi nga Southampton.

Çdo marrëveshje potenciale për 27-vjeçarin me siguri do të shkojë deri në 100 milionë euro.

sp01 Virgil van Dijk

Jose Maria Gimenez

Ardhja e tij do të ishte problem pasi aktualisht janë larguar Diego Godinin dhe Lucas Hernandezin që kanë shkuar nga Atletico.

Klauzola e tij prej 100 milion euro mund të jetë një problem tjetër.

8642 josemariaGimenez e1505043911933

Emrat tjera” Hermoso, Skriniar, Rudiger ...

Opsionet e tjera më të lira janë gjithashtu një mundësi. Mbrojtësi i Espanyolit, Mario Hermoso mund të blihet për 7.5 milionë eurosh.

Milan Skriniar është një mundësi tjetër, por mbrojtësi i Interit ka vlerë rreth 60 milionë euro.

Milan Skriniar e1531900529568

Antonio Rudiger mund të bindet nga Chelsea dhe vlerësohet në rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app