Kanadaja pritet të ketë një kryeministër të ri ndërsa Partia Liberale në pushtet përgatitet të shpallë zëvendësimin e Justin Trudeau si lider.
Trudeau, i cili ka qenë kryeministër që nga viti 2015, njoftoi se do të jepte dorëheqjen në janar pasi u përball me thirrjet për t’u larguar nga një numër i deputetëve të tij, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Partia Liberale do të shpallë sonte liderin e saj të ri pas votimit nga rreth 140,000 anëtarë.
Një ish-guvernator i Bankës së Anglisë është shfaqur si kryesuesi teksa vendi merret me ndikimet e tarifave të vendosura nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Kryeministri i ardhshëm do të duhet gjithashtu të vendosë se kur do të thërrasë zgjedhjet e përgjithshme – të cilat duhet të mbahen në ose para 20 tetorit.
Ndërsa Partia Liberale përgatitet të zgjedhë liderin e saj të ri, ne i hedhim një sy kandidatëve.
Mark Carney
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 59-vjeçari do të jetë një fytyrë e njohur për shumë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar pasi ai shërbeu si guvernator i Bankës së Anglisë midis 2013 dhe 2020.
Ai ishte më parë kreu i bankës qendrore të Kanadasë dhe u vlerësua pasi vendi u rikuperua nga kriza financiare e vitit 2008 më shpejt se shumë vende të tjera.
Chrystia Freeland
Zonja Freeland, një ish-zëvendëskryeministre dhe ministre e financave e Kanadasë, po kryeson në sondazhe për të zëvendësuar Trudeau menjëherë pasi ai njoftoi dorëheqjen e tij.
Siç bëhet e ditur, 56-vjeçarja ka lindur në provincën perëndimore të Kanadasë, Alberta, nga një nënë ukrainase.
Karina Gould
Zonja Gould është gruaja më e re që ka shërbyer si ministre në Kanada dhe ka mbrojtur një qëndrim të ashpër ndaj Trump.
Siç theksohet, 37-vjeçarja, e cila ka shërbyer si ministre e institucioneve demokratike dhe ministre e zhvillimit ndërkombëtar, e ka quajtur më parë veten si pjesë e një “ndërrimi brezash” dhe tha se Partia Liberale “duhet ta përqafojë gjithashtu këtë ndryshim”.
Frank Baylis
Baylis, një biznesmen nga Montreali, shërbeu si politikan i Partisë Liberale midis 2015 dhe 2019.
Ai (62-vjeç) thuhet se ka propozuar krijimin e dy tubacioneve që do të transportonin gazin natyror në tregjet ndërkombëtare në Evropë dhe Azi për të reduktuar varësinë nga Amerika.
Baylis kritikoi zotin Trudeau për udhëtimin për të takuar Donald Trump në resortin e tij Mar-a-Lago në nëntor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Një aeroplan i vogël rrëzohet në Lancaster County, Pennsylvania – pamje nga vendi i ngjarjes

Irani thotë se do të konsideronte “bisedime të kufizuara bërthamore” me SHBA-në

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Udhëheqësi i ri bën thirrje për paqe – pamje të dhunës më të keqe që nga rënia e Assadit në Siri

Irani thotë se do të konsideronte "bisedime të kufizuara bërthamore" me SHBA-në

Merz i Gjermanisë: "Mburoja" bërthamore evropiane duhet të bëhet më e fortë

Izraeli thotë se po ndërpret furnizimin me energji elektrike të Gazës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja