LAJMI I FUNDIT:

Kush ishte me i miri në garat e Bowling-ut? (Foto)

Kush ishte me i miri në garat e Bowling-ut? (Foto)

Në vazhdën e aktiviteteve studentore, studentët e Kolegjit Universum po kanë mundësinë edhe të argëtohen në organizimet e shumta që bëhen për ta, të cilat kanë për qëllim relaksimin e studentëve nga agjendat e tyre të ngarkuara akademike, e kjo po duket të jetë mjaft e pëlqyeshme për ta sepse po ndikon edhe në rritjn e cilësisë gjatë procesit së të mësuarit.

Bowling Challenge ishte aktiviteti i radhës i organizuar enkas për studentët dhe stafin e të gjitha kampuseve të Kolegjit Universum, aktivitet ku argetimi nuk mungojë, mirëpo edhe ndjenja për të dal triumfues, e bëri garën akoma më dinamike dhe sfiduese.

Ekipi më i mirë dhe fitues në Bowling Challenge ishte ekipi i Profesorit Uran Rraci, pjesë e të cilit ishin edhe studentët: Emir Mustafa, Lirim Ajazi, Qendrim Çitaku dhe Agnesa Hajdari.

Ky asesi nuk do jetë aktiviteti i fundit i organizuar, idetë për të realizuar ngjarje të tilla janë të pranueshme edhe nga cdo student që është pjesë e Kolegjit Universum, andaj me kreativitetin në nivelin e duhur, mbetet të shihen edhe aktivitetet në vazhdim.

Për të mësuar më shumë rreth ngjarjeve dhe aktiviteteve në Kolegjin Universum, ju lutem, kontaktoni në: info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062. Na ndiqni edhe në faqën tonë në facebook.

Universum është renditur në Top 1000 Shkollat më të mira të biznesit në Botë nga Eduniversal, si i vetmi institucion nga Kosova.

Artikull i sponzorizuar