Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, do të jenë 30 deputetë të rinj në legjislaturën e nëntë të Kuvendit, për dallim nga ajo paraprakja.
Sipas këtyre të dhënave preliminare, 35 deputetë nga legjislatura e kaluar kanë mbetur jashtë Kuvendit. Figurat e reja në legjislativ po mirëpriten nga monitoruesit e punës së Kuvendit, derisa thonë se disa ish-deputetë janë ndëshkuar nga populli për mospunën e tyre, ndërkaq të tjerë për shkak të mospërkrahjes nga partia.
Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, pa numëruar votat e diasporës e ato me kusht, LVV-ja pritet t’i ketë 47 deputetë, PDK-ja 25, LDK-ja 20 dhe AAK-Nisma 8.
Më së shumti deputetë të rinj në këtë legjislaturë ka LVV-ja, 10 sosh. Pas saj është PDK-ja, me 9 deputetë, pasuar nga LDK-ja me 6 deputetë të rinj dhe AAK-Nisma me pesë deputetë. Në partinë aktuale në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje nga 11 ministrat e saj që kanë kandiduar për deputetë, 10 kanë marrë mjaftueshëm vota për t’i fituar mandatet, kurse vetëm ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari s’ka fituar votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit, raporton KosovaPress.
Deputetët e rinj të LVV-së në këtë legjislaturë janë: Edona Llalloshi, Nezir Kraki, Valon Hoti, Liza Gashi, Drita Pajaziti, Agim Bahtiri, Ilir Kërçeli dhe Bylbyl Sokoli, ndërsa nga ish-ministrat që për herë të parë do të betohen si deputetë janë Ejup Maqedonci dhe Artane Rizvanolli.
Kurse, 19 deputetët e legjislaturës së kaluar që kanë rikandiduar e në bazë të rezultateve preliminare, nuk kanë arritur të bëhen deputetë janë: Ardian Gola, Enver Dugolli, Adnan Rrustemi, Agon Batusha, Alban Bajrami, Arta Bajralia, Besim Muzaqi, Ekrem Mustafa, Enver Haliti, Nijazi Isaku, Shqipe Isufi, Vendenis Lahu, Gani Krasniqi, Gramos Agusholli, Hydajet Hyseni, Jetmire Vrenezi, Milazim Salijaj, Mirlinda Tishukaj, Mirsad Shkreta dhe Nasuf Bejta.
Në Partinë Demokratike të Kosovës, për dallim nga legjislatura e kaluar, deputetë të rinj do të jenë: Sala Jashari, Përparim Gruda, Jakup Nura, Rrahman Rama, Artan Behrami, Xhevahir Geci, Altin Krasniqi, Nait Hasani dhe Fadil Demaku, kurse jashtë legjislativit kanë mbetur Xhavit Haliti, Ardian Kastrati, Florete Zjenullahu, Hajdar Beqa, Hisen Berisha e Isak Shabani. Mirëpo, për të mundësuar plotësimin e kuotës, rrezikojnë mandatin Bekim Haxhiu dhe Arben Mustafa, për t’u zëvendësuar me Arbnore Salihun e Kosovare Murselin.
Në anën tjetër, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, në bazë të rezultateve aktuale preliminare, figura të reja në legjislaturën e nëntë do të jenë: Jehona Lushaku-Sadriu, Ekrem Hyseni, Fadil Hadergjonaj, Krenar Xhaferi, Shkemb Manaj, Paris Guri dhe Sadri Berisha, e po ashtu dy kryetarët e komunave, Imri Ahmeti dhe Gazmend Muhaxheri.
Ndërkaq, jashtë kuvendit kanë mbetur ish-deputetët e legjislaturës së kaluar: Driton Selmanaj, Rrezarta Krasniqi, Valentina Bunjaku, Vlora Dumoshi dhe Drita Millaku.
E në koalicionin AAK-Nisma të vetmit të deputetë nga legjislatura e kaluar janë Ramush Haradinaj, Time Kadrijaj e Bekë Berisha. Ndërkaq deputetë të rinj në këtë legjislaturë do të jenë Daut Haradinaj dhe Lahi Brahimaj, ndërkaq nga Nisma pritet të rikthehet në Kuvend, Fatmir Limaj, Arbëreshë Krasniqi dhe Xhevahire Izmaku. Ndërkaq, jashtë ka mbetur, Besnik Tahiri, Pal Lekaj, Shemsedin Dreshaj e Albana Bytyqi.
Këto ndryshime në Kuvendin e Kosovës, sipas hulumtuesit në Institutin e Kosovës për Drejtësi(IKD), Naim Jakaj, kanë ndodhur pasi shumë ish-deputetë janë ndëshkuar nga qytetarët, siç thotë ai për mospunën dhe mosaktivizimin e tyre në legjislaturën e kaluar.
Megjithatë, ai shtoi te disa kandidatë, ish-deputetë të legjislaturës së kaluar, të cilët kanë qenë aktiv e s’kanë fituar mandatin, fajtor është partia që se ka orientuar votuesin kah të votojë.
“Vërehet se një pjesë e madhe e deputetëve të Kuvendit janë ndëshkuar nga qytetari për mospunën e tyre gjatë legjislaturës së tetë. Ndërkohë, fatkeqësisht edhe disa deputetë që kanë qenë aktiv nuk do të jenë pjesë e kësaj legjislature. Përgjegjës është partia që nuk i ka dhënë rëndësi dhe s’i ka orientu votuesit që këta kandidatë të jenë prapë deputetë. Po e them fatkeqësisht disa ish deputetë në LDK, një deputetë në AAK, dy-tre ish deputetë të PDK-së nuk do të jenë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit. Për këtë gjë përgjegjës janë partitë politike dhe jo vet ata si kandidatë. Ndërkohë, është mirë që një pjesë e deputetëve aktuale s’do të jenë pjesë e legjislaturës së nëntë pasi nuk kanë qenë aktiv, të përgjegjshëm”, thekson ai.
Ndërkaq, njohësi i çështjeve politike, Erblin Hoxha, thotë se në legjislaturën e nëntë do të ketë deputetë të rinj, mirëpo kjo jo domosdoshmërish përkthehet në kualitet.
“Kemi një numër të madh të deputetëve të rinj, por jo domosdoshmërish ajo do të përkthehet në kualitet. Por kemi edhe një numër të deputetëve të vjetër që kanë qenë paraprakisht dhe mjaft kualitativ e tash nuk janë pjesë e kësaj legjislature. Do të presim në përfundim të listave finale, mirëpo diçka që mund të shohim është se në secilën parti, sidomos në partitë opozitare ka një ristrukturim dhe një shkundje të baza paraprake të legjislaturës së kaluar. Kjo na lenë me prit se Kuvendi së paku do të ketë një dinamizëm, ndërsa sa i përket kualitetit është herët me bërë një vlerësim”, thekson Hoxha.
Mirëpo, monitoruesi i punës së Kuvendit, Naim Jakaj, deklaron se disa kandidatë të zgjedhur në legjislaturën e nëntë janë profesionistë dhe teknokrat, në dikastere të caktuara.
Në këtë kontekst, ai thotë se legjislatura e nëntë do të jetë më e mirë sesa legjislatura e tetë.
“Një pjesë e partive politike kanë pasur kandidatë që janë profesionistë, teknokrat dhe të tjerë që janë politik dhe përmbajtjesor. Në kuptimin se ata janë njohës të drejtësisë, sundimit të ligjit, çështjeve sociale, pensionale dhe fiskale. Këta deputetë besoj se do të kontribuojnë në punën e mirë të Kuvendit. Besojmë se nuk do të jetë sikurse legjislatura e tetë, të cilën e kemi quajtur të dobët për plotë arsye. Ajo s’ka arritur të kryejë funksionin kushtetutës, ligjbërës, legjislativ dhe përfaqësues”, thekson Jakaj.
Në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), aktualisht po numërohet votat nga diaspora dhe ato me kusht.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Si shkak i shembjeve të mëparshme, minierën e Artanës e “merr” uji

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Plagosjet aksidentale nga policët e rinj, ekspertët flasin për shkaqet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës