LAJMI I FUNDIT:

Kush është transgjinorja nga Malajzia e cila veshi hixhabin dhe kreu pelegrinazhin në Mekë?

Kush është transgjinorja nga Malajzia e cila veshi hixhabin dhe kreu pelegrinazhin në Mekë?

Në muajin shtator, doli lajmi se autoritetet tajlandeze të imigracionit kishin bërë një arrestim të pazakontë në Bangkok.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, e arrestuara ishte Nur Sajat Kamaruzzaman, një sipërmarrëse e kozmetikës, 36-vjeçare nga Malajzia, me një numër të madh ndjekësish në mediet sociale.

Autoritetet malajziane kërkuan menjëherë ekstradimin e saj me akuzat për fyerje të islamit, të cilat ishin ngritur kundër saj në janar dhe që dënohen me deri në tre vjet burg.

Akuza erdhi pasi Nur Sajat kishte veshur një ‘baju kurung’, veshje tradicionale me mëngë të gjata e veshur nga gratë e Malajzisë, në një ceremoni private fetare që ajo mbajti në vitin 2018.

Nur Sajat është një grua transgjinore dhe si e tillë asaj iu dha statusi i refugjates dhe u lejua nga Tajlanda të kërkonte azil në Australi.

Në sytë e autoriteteve malajziane, Nur Sajat konsiderohet mashkull dhe sipas ligjit islam, një burrë nuk mund të vishet si grua.

Duke folur për BBC nga Sydney, ajo tha se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të ikte, pasi u sulmua nga oficerët e JAIS, departamenti i çështjeve fetare në shtetin Selangor, i cili kishte ngritur akuzat kundër saj.

“Më duhej të ikja. Më trajtuan ashpër, më goditën, më shtynë, më vunë prangat, të gjitha para prindërve dhe familjes. U ndjeva e turpëruar dhe e trishtuar. U dhashë atyre bashkëpunimin, por ata gjithsesi ma bënë këtë”, ajo tha.

“Ndoshta ishte sepse ata më shohin si një grua trans, kështu që nuk u interesonte nëse më mbanin, rrihnin. Edhe ne gratë trans kemi ndjenja. Ne e meritojmë të jetojmë jetën tonë si njerëz normalë”.

Konfuzioni i gjinisë 

Nur Sajat është një sipërmarrëse e suksesshme. Shtatë vjet më parë, thotë ajo, filloi të promovohej në rrjetet sociale. Ajo zhvilloi suplementet e saj për kujdesin e lëkurës dhe shëndetin, duke ecur veçanërisht mirë me një korse që mbante emrin e saj të markës.

Me një pamje të pastër dhe me postime lozonjare në rrjetet sociale, ajo fitoi qindra mijëra ndjekës dhe u bë një personazh i famshëm kombëtar. Më pas filluan pyetjet për gjininë e saj.

Nuk kishte qenë kurrë një sekret. Nur Sajat mori pjesë në një konkurs të famshëm bukurie transgjinore në Tajlandë në vitin 2013, duke fituar një çmim për kërcimin e saj.

Ajo që ngriti reagime në Malajzi se ajo ishte gjithashtu myslimane praktikuese dhe postonte foto të veshura me hixhab, mbulesë islame e kokës për gratë.

Ajo u shpjegoi atyre që kërkuan se ajo kishte lindur me organe gjenitale mashkullore dhe femërore, ose interseks – një gjendje e cila në Islam trajtohet me më shumë tolerancë sesa ata që ndryshojnë gjininë e tyre të lindjes.

Në vitin 2017, Nur Sajat njoftoi se fizikisht tani ishte plotësisht grua dhe postoi një raport të mjekut për ta mbështetur atë.

Autoritetet vendosën të nisin hetimin. JAKIM, Departamenti i Zhvillimit Islam, tha se do të kishte nevojë për prova se ajo ka lindur interseks. Duke ofruar ta ndihmonin Nur Sajat me atë që e quajti “konfuzion gjinor”.

Pati më shumë polemika vitin e kaluar kur u publikuan fotografitë e Nur Sajat, e veshur me rrobat e lutjes së grave, me familjen e saj në një pelegrinazh në Mekë, duke shkaktuar kritika nga myslimanët konservatorë.

Më vonë ajo kërkoi falje që ishte shkaku i një zhurme të tillë, por brenda një viti ajo u përball me akuza penale.

“Kur isha në tokën e shenjtë doja vetëm të pyesja veten… ndoshta ka një arsye se si kam lindur?” ka thënë Nur Sajat. “Si një grua transgjinore dhe myslimane, besoj se kam të drejtë të shpreh fenë time sipas mënyrës sime. Nuk ka asnjë arsye që ata të më ndëshkojnë sikur po bëjnë punën e Zotit”, thotë ajo.

BBC i kërkoi Departamentit të Çështjeve Fetare të Malajzisë të komentojë rastin e Nur Sajat, por nuk ka marrë një përgjigje.

Në shtator, Ministri i Çështjeve Fetare Idris Ahmad tha: “Nëse ai është i gatshëm të vijë tek ne, pranon se ka bërë gabim, nëse është i gatshëm të kthehet në natyrën e tij të vërtetë, nuk ka asnjë problem. Ne nuk duam ta ndëshkojmë atë, ne thjesht duam ta edukojmë atë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori