LAJMI I FUNDIT:

Kush është serbi nga Prishtina që po organizon protestat në Serbi?

Kush është serbi nga Prishtina që po organizon protestat në Serbi?

Mijëra njerëz bllokuan rrugët anembanë Serbisë në një protestë anti-qeveritare kundër dy ligjeve të reja që ambientalistët thonë se do të lejojnë kompanitë e huaja të shfrytëzojnë burimet vendase.

Qeveria e Serbisë ka ofruar burime minerale për kompanitë duke përfshirë atë të Kinës, Zijin dhe Rio Tinto, raporton Reuters.


Aktivistët e gjelbër thonë se projektet do të ndotin tokën dhe ujin në vendin ballkanik.

Protesta është një dhimbje koke për Partinë Popullore Progresive në pushtet të udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiç përpara zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale vitin e ardhshëm.

Mijëra u mblodhën në urën kryesore në kryeqytetin Beograd duke brohoritur “Rio Tinto largohu nga lumi Drina”.

Sërish protesta dhe bllokim të rrugëve në Serbi: Policia po i frikëson qytetarët me ndjekje penale
Lexo po ashtu Sërish protesta dhe bllokim të rrugëve në Serbi: Policia po i frikëson qytetarët me ndjekje penale

Protestuesit janë të zemëruar për një ligj referendumi të miratuar muajin e kaluar, i cili do ta bëjë më të vështirë për njerëzit të protestojnë kundër projekteve ndotëse, si dhe një ligj të ri shpronësimi, i cili e bën më të lehtë për shtetin marrjen e tokës private.

Savo Manojloviq, i lindur në Prishtinë në vitin 1986, përfaqësuesi i iniciativës “Nisu-ndrysho”, i cili është një nga organizatorët e protestës ka pohuar se “Njerëzit duhet të vijnë sepse kjo është çështje e të gjithë qytetarëve. Kjo shkon përtej çdo ngjyre partie. Të gjithë jemi këtu për shkak të flamujve të Republikës së Serbisë”, thekson Manojloviq për Danas.

Manojloviq është organizator i protestës kundër propozimit për ndryshimin e Ligjit për referendum dhe nismën popullore, ligjit për shpronësimin, por edhe kundër shkatërrimit të burimit të ujit Makish në Beograd dhe ardhjes së Rio Tintos. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Kalo në kategori