LAJMI I FUNDIT:

Kush është Milan Radojiçiq, personi që dyshohet se e kontrollon Veriun?

Kush është Milan Radojiçiq, personi që dyshohet se e kontrollon Veriun?

Një emër jo shumë i njohur për publikun por i njohur për institucionet, i quajtur Milan Radojiçiq, është një lider i padukshëm i serbëve të Kosovës, thonë zyrtarë serbë e shqiptarë.

Në emisionin “Jeta në Kosovë” u diskutua vrasja e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq të martën dhe strukturat kriminale në veri të Mitrovicës që besohet se kanë gisht në këtë vrasje.


Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq menjëherë pas vrasjes së Ivanoviqit, të martën foli për një emision serb lidhur me një person që sipas saj është lider i mafisë në veri dhe bashkëpunon me Beogradin zyrtar dhe politikanë shqiptarë.

“Edhe duhet të flasim vetëm ashtu siç mendon negociatori jonë me Ramush Haradinajn, sepse Ramush Haradinaj e ka thënë publikisht në një intervistë së fundi se të gjitha marrëveshjet për të ardhmen e serbëve ai i negocion me Milan Radojiçiqin [kumbara i Zvonko Veselinoviqit]. Për bashkësinë ndërkombëtare, ky është lideri jo-transparent [i serbëve], ose ta them ma ashpër, njëri prej shefave kryesorë të mafisë në territor të Kosovës”, tha Trajkoviq.

Vetë Radojiçiq ka folur rreth akuzave.

“Më vjen keq që ende pa përfunduar varrimi i Olliver Ivanoviqit, individët dhe publiku merren me spekulime të cilat shkaktojnë dëme të mëdha, para së gjithash, popullit serb, qytetarëve të Mitrovicës Veriore si dhe emrit dhe familjes sime. Është e qartë që publiku në Kosovë dëshiron që të drejtojë vëmendjen në të pavërteta, në spine dhe që edhe më shumë ta rrezikojë stabilitetin edhe ashtu fragjil. Absolutisht nuk ka ndonjë motiv e as bazë që kushdo të më vejë në lidhje me këtë rast”, tha Radojiçiq në një përgjigje me shkrim.

Përballë Jeta Xharrës, Murat Mehmeti, ish-hetues në Policinë e Kosovës për rajonin e Mitrovicës dhe Lutfi Haziri, politikan folën lidhur me Radojiçiqin dhe strukturave kriminale në veri.

Ndërkaq në këtë emision mund të ndiqni edhe provat e bashkëpunimit të Kryeministrit të Kosovës me këtë person dhe deklaratat që vetë Radojiçiqi jep lidhur me dyshimet e ngritura për përfshirjen e tij në vrasjen e Ivanoviqit.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori