LAJMI I FUNDIT:

Kush është Javier Olivan, shefi i ri i operacioneve të META?

Kush është Javier Olivan, shefi i ri i operacioneve të META?

Veterani i platformës META (FB.O) Javier Olivan do të jetë shefi i ri i operacioneve të kësaj kompanie.

Kjo vjen pasi që ai luajti rol vendimtar prapa skenave në ngritjen eksplozive të kompanisë këto 15 vitet e fundit.


Spanjolli do ta zëvendësojë Sheryl Sandberg, e cila gjatë së mërkurës bëri me dije se po largohej nga META.

Kjo lëvizje vije pasi që kohët e fundit META ka probleme me ngritjen e shpenzimeve dhe me ngadalësimin e rritjes si kompani.

Ajo po kalon nga një kompani e rrjeteve sociale në një kompani e cila po fokusohet në ndërtimin e “metaverse”, përcjell Telegrafi.

Olivan, i cili u rrit në rajonin e Pirenejve në veri të Spanjës, ka diplomuar në lëmin e inxhinierisë së elektrikes dhe industrisë në Universitetin e Navarras, dhe ka diplomë magjistrature në administrim biznesi në Universitetin e Stanford.

Para se t’i bashkohej Facebook-ut në fund të vitit 2007 si kryeshef në operacionet e ngrijtes së kompanisë, Olivan kishte punuar në Siemens dhe NTT.

Kur ai u bë pjesë e kompanisë, Facebook ishte një kompani e re me vetëm rreth 40 milionë përdorues, dhe tani ka afro 3.6 miliardë përdorues në rrjetin Facebook dhe aplikacionet e tjera, duke përfshirë këtu edhe Instagramin. /Telegrafi/