Të shumtë janë shqiptarët e famshëm nëpër botë, e aq më tepër nga fusha e kulturës dhe sportit.
Ndër të parat shqiptare me njohje ndërkombëtare është aktorja e madhe, Eliza Dushku, e cila u bë e famshme me rolin e saj në filmin shumë të shikuar, “Worng Turn”.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/12/eli6.jpg)
Ajo është privuar nga shumë vështirësi në rrugën e saj drejt suksesit, të cilën e shijon sot, ndërsa shquhet si njëra prej ambasadoreve shqiptare më të mira në botë, që ka bërë krenarë bashkëkombësit e saj me sukseset në rrafshin ndërkombëtar
Por kush është Eliza Dushku?
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/12/eli7.jpg)
Eliza Patricia Dushku u lind më 30 dhjetor 1980, në Boston, Massachusetts. Është aktore me prejardhje shqiptare. Ajo u bë e njohur me rolin Faith në TV serinë “Buffy” dhe nga seriali televiziv “Angel”. Ajo ka luajtur në dy seriale të rrjetit “Fox”, “Tru Calling” dhe “Dollhouse”. Është gjithashtu e njohur dhe për rolet në filma si “True Lies”, “The New Guy”, “Bring it On”, “Wrong Turn” dhe “Jay and Silent Bob Strike Back”, gjithashtu dhe si dublante me zërin e saj për lojra elektronike.
Ajo është e bija e Philip R. Dushku, një administrator dhe mësues në shkollat publike të Bostonit, dhe e Judith “Judy” (nee Rasmussen), një profesoreshë e shkencave politike në një nga universitetet e Bostonit. Babai i Dushkut është një shqiptaro-amerikan me prejardhje nga qyteti i Korçës, ndërsa e ëma është me prejardhje daneze dhe angleze. Ajo ka tre vëllezër. Dushku ka ndjekur shkollën “Beaver Country Day” dhe është diplomuar nga shkolla e mesme “Watertown”.
Eliza është aktorja e parë shqiptare, e cila ka prekur Holywood-in.
Karriera
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/12/eli8.jpg)
Dushku rrëmbeu vëmendjen e regjisorëve kur ishte 10 vjeçe. Ajo u zgjodh pas një kërkimi pesë-mujor për rolin kryesor të Alice në filmin “That Night”. Në vitin 1993, Dushku mori një rol si Pearl në krah të aktorëve Robert De Niro dhe Leonardo DiCaprio në filmin “This Boy’s Life”, një rol që sipas saj i hapi shumë dyer. Vite më pas ajo luajti rolin e vajzës adoleshente të Arnold Schwarzenegger dhe Jamie Lee Curtis në “True Lies”.
Dushku kishte në plan të ndiqte universitetin Suffolk në Boston, ku e ëma e saj jepte mësim në atë kohë, por agjenti i kërkoi të dorëzonte një audicion të regjistruar për një projekt ku merrte pjesë dhe një kliente tjetër e tij, Sarah Michelle Gellar. Pasi lexoi skenarin, Dushku nxitoi drejt një prej dyqaneve të Claire për të blerë produkt për make-up të errët dhe aksesorë të tjerë të përshtatshëm për rolin e Faith në “Buffy thë Vampire Slayer”. Kur filloi punën për këtë serial, Dushku ishte akoma në moshë të mitur, prandaj duhet të merrte liri prej prindërve të saj për të punuar me orë të zgjatura. Ajo më vonë rikujtoi me gëzim se gjykatësja që i dorëzoi çështjen e kujdestarisë së saj, një ndjekëse e devotshme e atij seriali, i tha se do ta firmoste urdhrin e kujdestarisë vetëm në qoftë se merrte një fotografi të firmosur prej Dushkut.
Viti 2003 është një prej viteve më të rëndësishme për karrierën e aktores shqiptare, kjo pasi në këtë vit, ajo fiton një rol në filmin “Wrong Turn 1”, që njihet si një prej filmave horror më të ndjekur të të gjitha kohërave.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/12/eliza2.jpg)
E veçanta e rolit të saj në këtë film, është se gjatë gjithë kohës, Eliza mbante të veshur një bluzë të bardhë, në të cilën ishte e stampuar stema e shqiponjës dy-krenare, simbol i flamurit kombëtar.
Ajo tregoi në një intervistë në “Opinion” vite më parë, se si regjisorët i kishin kërkuar që në bluzën e bardhë për rolin, ajo të vendoste diçka: qoftë një figurë apo një shenjë të ndryshme, dhe Eliza kishte propozuar menjëherë idenë e shqiponjës, e cila u kishte pëlqyer tej mase dhe ia kishin aprovuar menjëherë në atë kohë.
Përgjatë gjithë karrierës së saj, Eliza ka luajtur në mbi 20 filma të ndryshëm hollivudianë, ndërsa nuk ka munguar edhe në serialet televizive apo filmat e animuar.
Jeta personale
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/12/eliza-2.jpg)
Dushku është rritur në një familje me besim Mormon. Ajo jeton në Laurel Canyon, Los Angeles, Kaliforni. Për herë të parë, Eliza arrin të vijë në Shqipëri në vitin 2006 pas një ftese nga kryeministri shqiptar i asaj kohe, Sali Berisha.
Me këtë rast, ajo viziton disa nga familjarët e saj në Korçë dhe Tiranë, përkatësisht xhaxhanë e babait dhe kushërinjtë e saj të tjerë, të cilët jetojnë akoma këtu.
Ajo vizitoi gjithashtu dhe Kosovën dhe bëri një tatuazh me shqiponjën dy-krenare në pjesën e pasme të qafës. Gjatë vizitës së dytë në Shqipëri në vitin 2011, ajo aplikoi për shtetësi shqiptare duke marrë pashaportën dhe kartën e identitetit shqiptare. Iu dha gjithashtu dhe titulli i nderit si “Ambasadore e Kulturës dhe Turizmit në botë” nga kryetari i Bashkisë së Tiranës aso kohe, Lulzim Basha. Gjithashtu iu dha edhe titulli qytetare nderi e vendlindjes së babait të saj, në Korçë.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/12/eli9.jpg)
Ajo është themeluesja dhe drejtuesja ekzekutive e Boston Diva Productions, shërben në grupin drejtues të organizatës THRIVEGulu (Qendra e Shërimit të Traumës dhe Reflektimit në Gulu), një organizatë kushtuar ndihmës së të mbijetuarve të luftës (përfshirë edhe fëmijë ushtarë) në Ugandën Veriore.
Dushku njihet se vuan nga sindroma e çrregullimit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit.
Në tetor të vitit 2009, ajo filloi të dilte me ish-basketbollistin e Los Angeles, Lakers, Rick Fox dhe në gusht të vitit 2010 ata konfirmuan se jetonin bashkë. Në qershor 2014 u bë e ditur se çifti ishin ndarë.
Në 22 qershor 2014, The Boston Globe raportoi se Dushku e kishte lënë Los Angeles-in, ishte rikthyer në Boston dhe kishte në plan të ndiqte kolegjin.
Më 18 gusht të vitit 2018, ajo i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e saj me martesë me 54-vjeçarin, Peter Palandijan, një biznesmen i shquar amerikan.
https://www.instagram.com/p/Bny0LB8DhAO/?utm_source=ig_embed
Kjo martesë u zhillua në një ceremoni private.
Historia e abuzimi seksual
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/12/eli2.jpg)
Aktorja shqiptare tronditi opinionin gjatë vitit 2018, kur në valën e denoncimeve të shumë yjeve të Holltwoodit për abuzim dhe ngacmim, edhe ajo u bë njëra prej tyre.
Ajo vendosi të tregojë hapur për abuzimin seksual që i ishte bërë në moshën 12 vjeçare nga koordinatori e Hollywoodit, Joel Kramer.
Ky i fundit, u kishte premtuar prindërve të saj, se do ta merrte Elizën për ta rritur si aktore, dhe si kundër kishte keqpërdorur besimin e prindërve të aktores shqiptare.
Rrëfimin e plotë se si kishte ndodhur gjithçka, Eliza vendsoi ta bënte publike përmes një letre të shkruar në rrjetin social Facebook.
“Hollywoodi ka qenë shumë i mirë për mua në shumë mënyra. Megjithatë, Hollywoodi gjithashtu dështoi të më mbrojë si një aktore fëmijë. Më pëlqen të mendoj për veten si një zogth i fortë në Boston, në shumë mënyra nuk mendoj ndryshe nga Faith, Missy, ose Echo. Përmes viteve, fansat e guximshëm kanë ndarë rregullisht me mua se si disa nga personazhet e mia u kanë dhënë atyre bindje për t’iu qëndruar besnikëve të tyre. Tani je ti që më jep forcë dhe bindje. Unë shpresoj se duke folur jashtë do të ndihmojmë viktimat e tjera dhe do të mbrohen nga abuzimet në të ardhmen”, kishte shkruar ndër të tjerash aktorja Dushku.
Në dhjetor të vitit 2018, Eliza merr dëmshpërblim prej 9.5 milionë dollarësh nga CBS, ndërsa vendos të heqë dorë nga padia e saj për ngacmim seksual nga Michael Weatherly, i cili luan rolin kryesor në projektin “Bull”, në të cilin aktorja shqiptare ka pasur një rol të shkurtër.
Jeta Sociale
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/12/eli5.jpg)
Aktorja me famë botërore shquhet si një prej personaliteteve shqiptare më të ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo numëron mbi 1.2 milionë fansa në rrjetin social Facebook, dhe plot 560 sosh në llogarinë e saj në Instagram.
Shqiptarja ndiqet po ashtu nga mbi 1.7 milionë njerëz në Twitter, gjë e cila i kishte ndihmuar asaj në grumbullin e afro 70 mijë eurove për krijimin e një fondi, nga i cili u punua një dokumentar rreth saj dhe Shqipërisë në përgjithësi.
Me një famë ndërkombëtare e suksese të shumta, Eliza pa dyshim arrin që të shquhet si njëra ndër personalitetet shqiptare më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar, që ka bërë krenarë shumë shqiptarë me sukseset e saj. /Telegrafi/
Burime të informacionit: “Wikipedia” & intervista e saj në “Opinion”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Si Michael Jackson ndryshoi rrjedhën e Super Bowl dhe filloi një ‘epokë’ shfaqjesh të paharrueshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_26-8-380x233.png)
Si Michael Jackson ndryshoi rrjedhën e Super Bowl dhe filloi një ‘epokë’ shfaqjesh të paharrueshme
![“Ty të pëlqejnë djemtë si ai”, Rozana – Loredanës për Jozin: Ai është dhunues psikologjik, prandaj erdhi babai](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rozana-555-380x233.png)
“Ty të pëlqejnë djemtë si ai”, Rozana – Loredanës për Jozin: Ai është dhunues psikologjik, prandaj erdhi babai
![Loredana kujton takimin me të atin në BBVA, i dha informacione nga jashtë për situatën me Jozin?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-6-380x233.jpg)
Loredana kujton takimin me të atin në BBVA, i dha informacione nga jashtë për situatën me Jozin?
![Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_14-13-780x439.png)
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë
![I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-67-780x439.jpg)
I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin
![“Ty të pëlqejnë djemtë si ai](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rozana-555-780x439.png)
“Ty të pëlqejnë djemtë si ai", Rozana - Loredanës për Jozin: Ai është dhunues psikologjik, prandaj erdhi babai
![Loredana kujton takimin me të atin në BBVA, i dha informacione nga jashtë për situatën me Jozin?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-6-780x439.jpg)
Loredana kujton takimin me të atin në BBVA, i dha informacione nga jashtë për situatën me Jozin?
![Livia flet për mesazhin që i dërgoi Mevlani: Ishte surprizë shumë e madhe sepse kanë ndodhur disa gjëra të rënda jashtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-66-780x439.jpg)
Livia flet për mesazhin që i dërgoi Mevlani: Ishte surprizë shumë e madhe sepse kanë ndodhur disa gjëra të rënda jashtë
![Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-9-780x439.jpg)
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht