Selena Gomez duket se ka një të dashur të ri dhe fansat janë të etur të dinë gjithçka për Drew Taggart, pasi dyshja u panë së fundmi në një ‘bowling’.

Prej disa kohësh është përfolur për një romancë mes tyre, por tashmë që ata janë parë qartë duke u sjellë si çift në publik, fansat e marrin këtë si konfirmim zyrtar se Taggart është i dashuri i saj i ri.


Fotot e publikuara nga Page Six treguan anëtarin 33-vjeçar të “Chainsmokers” shumë të afërt me yllin e muzikës pop, e cila është 30-vjeçe.

Screenshot 1 70 Drew Taggart (Foto: YouTube)

Rruga ku ata u panë bashkë quhet ‘The Gutter’, ndërsa gjendet në qytetin e New Yorkut.

Një dëshmitar okular madje pranoi se dyshja po shkëmbenin edhe puthje me njëri-tjetrin.

Raportime të tjera kanë sugjeruar se çifti i famshëm për momentin po i mban gjërat mjaft private dhe thjesht po shijojnë shoqërinë së bashku.

Screenshot 2 54 Selena dhe Drew Taggart

"Ata nuk po përpiqen të fshehin romancën e tyre”, tha një burim për Us Magazine të hënën, duke vënë në dukje se muzikantëve u pëlqen "të shkojnë në bowling dhe në kinema".

Disa fansa të rinj u panë duke iu bashkuar dyshes në fund të natës për të kërkuar foto.

Taggart është një nga zemrat e dyshes elektronike amerikane “Chainsmokers”.

Screenshot 3 41 Selena dhe Drew Taggart

Burimi mes tjerash shtoi se Gomez është "aq e dashur" me DJ dhe "mezi po mban duart larg tij".

Taggart ka qenë i përfshirë në disa këngë pop gjatë dekadës së fundit apo më shumë me “Chainsmokers” që janë aktiv që nga viti 2012.

Screenshot 4 39 Selena Gomez dhe Drew Taggart

Ai ka lindur më 31 dhjetor të vitit 1989 dhe tani është 33-vjeçar.

I njëjti me origjinë është nga Amerika dhe ka bashkëpunuar deri më tani me emra të njohur si: Alex Pall, Halsey etj. /Telegrafi/

Screenshot 5 37 Selena Gomez dhe Drew Taggart