LAJMI I FUNDIT:

Kush është Andrew Brunson – prifti që shkaktoi “luftë” diplomatike dhe tregtare mes SHBA-së dhe Turqisë?

Kush është Andrew Brunson – prifti që shkaktoi “luftë” diplomatike dhe tregtare mes SHBA-së dhe Turqisë?

Andrew Brunson është një prift protestant që ka shkaktuar përçarje mes Uashingtonit dhe Ankarasë. Më 1993 ai mbërriti nga SHBA në Turqi, ku punoi tërë kohën. Por tani është bërë shkas i grindjeve mes këtyre dy vendeve.

Shoqata protestante në Izmir të Turqisë është e vogël. Ajo ka vetëm disa dhjetra besimtarë, të cilët rregullisht takohen në një hapsirë të vogël në një godinë. Në mesin e tyre rri ulur me kitarë në dorë Andrew Brunson, një amerikan, prift protestant. Luan me kitarë dhe këndon. Të paktën kështu tregojnë fotografitë e botuara në internet. Kështu ka qenë edhe në kishën e Izmirit, para se Brunson të arrestohej nga autoritetet turke dhe ky arrestim të përdorej si shkas për shkallëzimin e konfliktit mes SHBA-së dhe Turqisë.


Rruga deri në Turqi

50-vjeçari Brunson me siguri që nuk ka mundur ta parashikojë një zhvillim të tillë të ngjarjeve në vitin 1993, kur për herë të parë erdhi në Turqi së bashku me bashkëshorten e tij Norine. Ai erdhi nga vendi i vogël Black Mountain në Karolinën Veriore, ku feja protestante është pjesë e pandashme e jetës së përditshme dhe ku tradicionalisht votohet për republikanët. Çifti Brunson i përket grupit të besimtarëve evangjelistë, një kishë protestante me botëkuptime liberale.

Ashtu si të gjithë besimtarët e tjerë edhe familja Brunson beson tek misionet. Ndaj edhe kanë pranuar që të ndërmarrin një mision fetar në Turqi, në një vend kur 99 % e popullatës i përket besimit islam. Misionet fetare lejohen në Turqi, por nga viti 2003 nuk shihen me simpati. Më 2007 në Turqi u vra një misionar gjerman dhe dy persona të konvertuar. Por Brunson i ka mbetur besnik misionit të tij, më 2010 ai themeloi madje edhe kishën e ringjalljes në Izmir.

Në vend të vazhdimit të vizës – arrestimi

Gjashtë vite më vonë, Brunson deshi të vazhdonte vizën e tij në Turqi. Por në fund të vitit 2016 ai u arrestua në valën e arrestimeve pas puçit të dështuar kundër Erdoganit. Edhe bashkëshortja e Brunsonit u mbajt disa ditë nën masa arresti. Ndërsa Brunson akuzohet, pas 63 ditësh në arrest, për anëtarësi në grupet terroriste, spiunim, bashkëveprim dhe planifikim të puçit si dhe mbështetje të partisë së ndaluar kurde, PKK.

SHBA dhe bashkësia ndërkombëtare janë të mendimit se këto akuza janë të pabaza. Brunson ka pranuar se kohë pas kohe ka udhëtuar edhe në zonat e banuara me kurdë, por atje është kujdesur për refugjatët. Nuk  ka asnjë dëshmi që ai ka qenë pjesë e përpjekjeve për rrëzimin e regjimit të Erdoganit. Brunson pohon se është i pafajshëm dhe se kurrë nuk ka lejuar që politika të futet në kishën e tij.

Qeveria amerikane reagoi me indinjatë pas arrestimit të Brunsonit. Por presidenti Erdogan ka kërkuar shkëmbimin e priftit me kundërshtarin e tij më të madh, Fetullah Güllen, i cili konsideohet organizatori kryesor i protestave kundër Erdoganit. Gülleni mbetet i strehuar në SHBA. “Na jepni Güllenin dhe do ta merrni Brunsonin”, tha Erdogan.

Refuzimi amerikan

Presidenti amerikan Donald Trump e ka refuzuar këtë kërkesë. Por kërcënimet dhe lufta tregtare mes SHBA dhe Turqisë ndërkohë janë përshkallëzuar. Trumpi e konsideron si shumë të rëndësishëm grupin e votuesve të këtij besimi. Zëvendëskryetari Mike Pence edhe vet prezantohet si evangjelist i madh. Ndërkohë gjendja shëndetsore e Brunsonit është përkeqësuar. Vajza e tij thotë, se Brunson ka humbur ndërkohë 25 kilogram dhe nuk është mirë me shëndet. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori