Inteligjenca ruse po përdor agjentin serb për të depërtuar në institucionet e Bashkimit Evropian dhe po nxit tema pro-Kremlinit rreth pushtimit të Ukrainës, sipas një njoftimi të inteligjencës perëndimore të parë nga POLITICO.
Në tetor të vitit 2023, shtetasi serb Novica Antiq – “agjent i ndikimit” – i cili ka punuar ngushtë me agjencinë ruse të sigurisë, sipas dokumenteve zhvilloi takime me zyrtarë evropianë në Bruksel dhe në veçanti me deputetë të Parlamentit Evropian.
Këta eurodeputetë përfshinin ligjvënësen gjermane të të Gjelbërve, Viola von Cramon-Taubadel, ligjvënësen italiane të socialistëve dhe demokratëve, Alessandra Moretti dhe Vladimir Bilqik, sllovakun e Grupit konservator të Partisë Popullore Evropiane, sipas një njoftimi për shtyp dhe një fotoje të parë nga POLITICO. Nuk ka asgjë të konfirmuar se Moretti, Bilqik dhe Von Cramon-Taubadel ishin në dijeni të lidhjeve të FSB-së së Antiqit kur u takuan me të.
Moretti, Bilqik dhe Von Cramon-Taubadel nuk iu përgjigjën kërkesave për koment nga POLITICO.
Antiq, kryetar i Sindikatës Ushtarake Serbe, u takua edhe me përfaqësuesit e sindikatave EUROMIL dhe EPSU, të cilat përfaqësojnë personelin e forcave të armatosura dhe punonjësit e shërbimeve publike në Bashkimin Evropian.
Kur u pyet për takimin me Antiqin, një zyrtar i EPSU-së u përgjigj duke thënë se “një delegacion i sindikatës së tij ishte në Bruksel në muajin tetor, ku u takuan me disa eurodeputetë dhe të gjithë ishin transparent. Tema e vetme ishin të drejtat sindikale”.
Në momentin e publikimit, POLITICO nuk ka marrë përgjigje nga EUROMIL.
Sipas njoftimit të inteligjencës perëndimore të parë nga POLITICO, Antiq është një “agjent ndikimi” aktiv në Shërbimin Federal të Sigurisë të Rusisë, i njohur si FSB.
Antiq punon ngushtë me një bashkëpunëtor të FSB-së të quajtur Vyacheslav Kalinin, shtetas rus dhe kryeredaktor i Veteran News, faqe interneti mediatike e specializuar në lajme për veteranët e forcave të armatosura. Në pjesën “Rreth nesh” në faqen e internetit thotë se Veteran News është një “partner informacioni” i FSB-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, midis degëve të tjera të forcave të sigurisë ruse.
Ndërsa informimi i inteligjencës nënvizon veprimet e Antiqit në veçanti, ai vuri në dukje se Kalinin rekrutonte njerëz të tjerë, pa specifikuar se sa dhe brenda cilit shtet.
Rusia po e përdor Serbinë si një pikënisje për operacionet e ndikimit të krijuara për të dobësuar ndjenjat pro-BE dhe pro-NATO brenda vendit, si dhe brenda Bashkimit Evropian, i cili ka qenë një mbështetës i vendosur i Ukrainës që nga pushtimi i plotë i Rusisë dy vjet më parë. Antiq ka përdorur rolin si kreu i sindikatës ushtarake të Serbisë për të kritikuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe anëtarët e lartë të forcave të armatosura të vendit.
“Ata shfrytëzuan çdo mundësi për të promovuar propagandën ruse në lidhje me luftën në Ukrainë”, thuhet në konferencë, duke iu referuar takimeve në Serbi dhe vendet e BE-së.
Lajmi se Antiq zhvilloi takime brenda Parlamentit Evropian nënvizon cenueshmërinë e trupit ndaj operacioneve të ndikimit të mbështetur nga shteti. Në fillim të këtij muaji, POLITICO zbuloi se spyware u gjet në telefonat celularë të dy ligjvënësve në Parlamentin Evropian, duke përfshirë ish-ministren franceze të Evropës, Nathalie Loiseau, e cila kryeson nënkomitetin e mbrojtjes të trupit.
Kalinin e ftoi Antiqin në Rusi për t’u takuar me zyrtarë të lartë ushtarakë rusë midis 2019 dhe 2020. Fillimisht të fokusuar në ndikimin në shoqërinë civile serbe, dyshja që atëherë kanë zgjeruar fokusin e tyre për të përfshirë organizatat evropiane të sindikatave dhe të veteranëve dhe, muajt e fundit, anëtarë të Parlamenti Evropian.
Antiq, kritik i hapur i forcave të armatosura të Serbisë, i cili ka rënë në kundërshtim me lidershipin politik të vendit, aktualisht është arrestuar me akuza të paspecifikuara, sipas uebsajtit të lajmeve Balkan Insight.
Sipas Balkan Insight, Antiq është shkarkuar dy herë nga ushtria serbe gjatë pesë viteve të fundit. Ai, sipas botimit, ka hyrë në grevë urie për të protestuar ndaj ndalimit të tij. Një avokat i Antiqit nuk pranoi të specifikonte për Balkan Insight se cilat akuza po mbahej. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë